LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person, kërcënoi policin pas shqiptimit të tiketës për mos mbajtje të maskës

Arrestohet një person, kërcënoi policin pas shqiptimit të tiketës për mos mbajtje të maskës
FotoL Ar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi kishte kanosur zyrtarin policor i cili i shqiptoi dënim për mosmbajtje të maskës.

Rasti ka ndodhur të hënën në Lipjan rreth orës 13:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovare, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një tikete për mos mbajtje të maskës, ka kanosur zyrtarin policor”, thuhet në raport.


Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/