LAJMI I FUNDIT:

​Protestojnë sërish punëtorët teknikë, organizatori gjobitet me 200 euro

​Protestojnë sërish punëtorët teknikë, organizatori gjobitet me 200 euro

Për të tretën herë me radhë, punonjësit teknikë të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës dhe të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po protestojnë me kërkesën e njëjtë, meqë sipas tyre të njëjtit janë diskriminuar dhe nuk kanë marrë shtesat prej 300 euro.

Ata kanë bojkotuar sot punën për një orë dhe në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre, ata kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë punën tërësisht.

Përfaqësuesi i administratës, Kastriot Gjoshi tha se këta punëtorë e kanë vetëm një kërkesë.


“Vetëm një kërkesë e kanë tërë këta punëtorë. Ajo kërkesa është shtesa prej 300 eurove që nuk është paguar nga menaxhmenti dhe nga ministria. Këta punonjës janë demoralizuar dhe diskriminuar për shtesën që është ndarë për disa kategori. Neve nuk na pyeti Covid-i, nuk na diskriminoi, të gjithë ishim të njëjtë”, tha ai.

“Ne kemi kërkuar nga protestuesit që një javë të japim kohë Ministrisë dhe menaxhmentit. Përndryshe nëse nuk reflekton brenda javës së ardhshme ne do të vazhdojmë nëse është nevoja edhe bojkot të punës komplet tërë ditës”, ka shtuar ai.

Përfaqësuesi i protestuesve, Kastriot Gjoshi është gjobitur nga policia me 200 euro për organizim të protestës./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori