LAJMI I FUNDIT:

Mjekët e presidentit amerikan: Trumpi do të vazhdojë trajtimin në Shtëpinë e Bardhë

Mjekët e presidentit amerikan: Trumpi do të vazhdojë trajtimin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i SHBA-së është infektuar me COVID-19 gjatë javës së kaluar dhe deri më tani ka qëndruar në spitalin ushtarak të Marylandit.

Por, Donald Trump ka vendosur që mos ta vazhdojë trajtimin në spital Walter Reed dhe se gjatë ditës së sotme do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Të njëjtit mendim janë edhe mjekët e Shtëpisë së Bardhë, ku Sean Conley thotë se presidenti ka vazhduar të përmirësohet dhe është gati të lirohet, raporton CNN.


Fauci: Nuk jam i përfshirë në kujdesin shëndetësor të Trumpit
Lexo po ashtu Fauci: Nuk jam i përfshirë në kujdesin shëndetësor të Trumpit

“Ai mund të mos jetë ende plotësisht i gatshëm”, tha mjeku, por mund të kthehet me siguri në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Telegrafi.

“Ekipi dhe unë jemi dakord që të gjitha vlerësimet e tij, dhe më e rëndësishmja, statusi i tij klinik mbështet kthimin e tij në shtëpi ku do të rrethohet nga kujdesi mjekësor i klasit botëror gjatë 24 orëve” tha Conley.

Ekipi mjekësor gjithashtu tha se presidenti nuk kishte ankesa të frymëmarrjes dhe nuk kishte ethe për më shumë se 72 orë. Ata thonë se nivelet e oksigjenit të Trumpit janë normale. Mjekët gjithashtu ka thënë se trajtimin e njëjtë që po e merr në spitalin ushtarak Walter Reed, presidenti do ta ketë edhe në Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trump: Sot do të dal nga spitali, mos kini frikë nga COVID-19
Lexo po ashtu Donald Trump: Sot do të dal nga spitali, mos kini frikë nga COVID-19

Theksojmë se i pari i Shteteve të Bashkuara ka pohuar se do të largohet gjatë ditës nga qendra mjekësore Walt Reed.

“Unë do të largohem nga Qendra e madhe Mjekësore Walter Reed sot në 6:30 pasdite. Ndiheni vërtet mirë! Mos kini frikë nga COVID-19. Mos e lejoni të dominojë jetën tuaj. Ne kemi zhvilluar, nën Administratën Trump, disa ilaçe dhe njohuri vërtet të shkëlqyera. Ndihem më mirë sesa 20 vjet më parë!”, ka shkruar Trump në llogarinë personale të Twitterit.

Ndryshe, edhe Melania Trump është infektuar me coronavirus, por Zonja e Parë po trajtohet në Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Azia
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Botë
Kalo në kategori