LAJMI I FUNDIT:

Trumpit iu dha doza e parë e deksametazonit, por çfarë ilaçi është dhe a ndihmon në luftën anti COVID-19?

Trumpit iu dha doza e parë e deksametazonit, por çfarë ilaçi është dhe a ndihmon në luftën anti COVID-19?

Presidenti amerikan, Donald Trump u konfirmua se është infektuar me coronavirusit dhe u shtrua në Spitalin Ushtarak “Walter Reed” në Marlyland.

Ndërsa Trump zhvilloi simptoma të etheve, lodhjes dhe gulçimit menjëherë pas infeksionit, mjekët filluan ta kuronin atë.

Fillimisht iu dha një koktej me antitrupa, pastaj remdesivir dhe sot mjekët zbuluan se gjithashtu mori dozën e parë të Dexamethasone.


Kjo e fundit është një kortikosteroid anti-inflamator, i lirë dhe i disponueshëm për të gjithë, transmeton Telegrafi.

Sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit, dexamethasone nuk ndihmon ata që kanë simptoma të lehta të COVID-19, ose ata që nuk kanë nevojë për ndihmë në frymëmarrje. Ishte efektiv vetëm tek pacientët që kishin nevojë për oksigjen.

Kjo provë e madhe klinike përfshiu 2104 pacientë, të cilët u zgjodhën rastësisht në spital. Ata morën doza ditore prej 6 mg të barit (ose me gojë ose me venë) për 10 ditë. Një grup tjetër i zgjedhur rastësisht prej 4321 pacientëve morën kujdes shëndetësor rutinë për COVID-19.

Ndër ata që marrin kujdes normal, vdekshmëria pas 28 ditësh ishte më e larta në grupin e pacientëve që kishin nevojë për aparatin e frymëmarrjes (41 për qind), pak më e ulët tek ata që kishin nevojë për oksigjen (25 për qind) dhe më e ulëta midis atyre që nuk kishin nevojë për ndonjë kujdes të frymëmarrjes (13 për qind).

Mjekët amerikan: Trumpi ka luhatje të shëndetit, por nesër mund të lirohet për trajtim në Shtëpinë e Bardhë
Lexo po ashtu Mjekët amerikan: Trumpi ka luhatje të shëndetit, por nesër mund të lirohet për trajtim në Shtëpinë e Bardhë

Bazuar në këto rezultate, autorët e studimit arritën në përfundimin se dexamethasone mund të parandalojë vdekjen e njërit prej tetë pacientëve që kanë problem me frymëmarrjen dhe një në njëzetepesë të atyre që marrin oksigjen.

“Ky është aktualisht ilaçi i vetëm që është treguar se ul ndjeshëm vdekshmërinë. Është një hap i madh përpara”, komentoi epidemiologu Peter Horby i Universitetit të Oksfordit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori