LAJMI I FUNDIT:

Kjo është ngjarja ku mund të ketë ndodhur ‘super-përhapja’ e coronavirusit te Donald Trump dhe te disa të tjerë

Kjo është ngjarja ku mund të ketë ndodhur ‘super-përhapja’ e coronavirusit te Donald Trump dhe te disa të tjerë

Një postim i presidentit amerikan, Donald Trump, të premten në Twitter ka konfirmuar se ai dhe gruaja e tij kishin dalë pozitivë në testet për coronavirus.

Dhe me z. Trump tani në spital, ka gjithnjë e më shumë pyetje se si dyshja ishin të ekspozuar ndaj virusit, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Kështu, siç thuhet më tej, një ngjarjeje të mbushur me njerëz “Rose Garden” tani është vënë në qendër të vëmendjes – ceremonia e javës së kaluar ku z. Trump njoftoi zyrtarisht emërimin konservatores Amy Coney Barrett për Gjykatën e Lartë.


Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se zakonisht duhen rreth pesë deri në gjashtë ditë që simptomat të fillojnë pas kontraktimit të virusit.

Ndërkohë që pamjet nga vendi i ngjarjes treguan pak pjesëmarrës që mbanin maska.

Po sipas BBC, ulëset nuk ishin vendosur dy metra larg njëra-tjetrës, ndërsa aty u panë edhe disa “grushte në mes vete”, shtrëngime duarsh dhe madje përqafime.

Shtatë persona që morën pjesë tani konfirmohet se kanë virusin – megjithëse është e paqartë saktësisht se ku dhe kur e “kapën” atë.

Përveç presidentit dhe Zonjës së Parë, ata janë:

Kellyanne Conway, e cila dha dorëheqjen si këshilltare e lartë e z. Trump në gusht, konfirmoi të premten se ishte testuar pozitive me coronavirus;

Mike Lee, një senator republikan nga Utah, konfirmoi rezultatin e tij pozitiv në Twitter, ashtu si senatori i Karolinës së Veriut, Thom Tillis;

Universiteti i Notre Dame konfirmoi se presidenti i tyre, Reverend John Jenkins, gjithashtu ka COVID-19;

Një gazetar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur që mori pjesë në këtë ngjarje gjithashtu ka virusin, sipas Shoqatës së Korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë.

BBC më tej shkruan se z. dhe znj. Trump dolën pozitivë pasi drejtoresha e komunikimit e presidentit, Hope Hicks, u “kap” nga virusi. Por ajo nuk mori pjesë në ngjarjen Rose Garden.

Por, për dallim prej këtyre, nënpresidenti Mike Pence dhe gruaja e tij Karen dolën negativë në testin për coronavirus. Z. Pence u ul përtej rreshtit të zonjës Trump në ceremoni.

Por disa nga ngjarjet të shtunën e kaluar ndodhën gjithashtu brenda. Një reporter i CNN shkroi në Twitter një foto të njerëzve në Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Evropa
Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Amerika
Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Evropa
Iraku legalizon pedofilinë

Iraku legalizon pedofilinë

Azia

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori