Ushtruesi i detyrëse së Kryeshefit ekzekutiv i Kompanisë Rajonale Ujësjellësi (KRU) “Prishtina”, Sokol Xhafa në një intervistë për Telegrafin ka folur për sfidat dhe vështirësitë që po kalon kjo kompani.
Xhafa tha se edhe pse pandemia, COVID-19 e ka prekur këtë kompani, ata me punë intensive sërish ia kanë dal të operojnë në tetë komuna si dhe në kryeqytet.
“I gjithë viti na kaploi me pandeminë COVID-19, edhe pse ne kemi operuar gjatë gjithë kohës. Operojmë me tetë komuna, duke përfshirë edhe kryeqytetin. Natyra jonë e punës nënkupton që duhet të jemi pranë konsumatorëve, duke kontrolluar dhe kualitetin e ujit nëpër laboratorët tona. Nga pjesa e shërbimeve publike është puna më e vështirë. Edhe pandemia e ka bërë të domosdoshme praninë e ujit. Pa furnizim me ujë nuk jetohet. Ne duhet të jemi gjatë gjithë kohës të gatshëm në punë, dhe këtë e kemi arritur fal stafit që kemi”, ka thënë ai.
Sipas tij, kjo kompani këtë vit pos pandemisë, është goditur edhe nga thatësirat nëpër liqenet të cilat i shfrytëzojnë për ujë.
“Fatkeqësisht këtë vit jemi goditur nga dy problematika më madhore siç janë thatësirat dhe pandemia. Ne si kompani para tre vitesh bashk me GIZ-in gjerman, një pjesë e stafit janë trajnuar pikërisht për kohë të tilla. Menaxhimi i vet kësaj kohe me thatësira ka ardh nga ai planë. Fatmirësisht e kemi dhe impiantin në Shkabaj”, ka thënë ai.
Xhafa po ashtu foli edhe për reduktimet me ujë të cilat i kanë pasur këtë vit.
“Duke pas parasysh që zonat urbane po zgjerohen shpejt kjo ka bërë që nga data 15 gusht, zonat rurale kanë pas reduktime, ndërsa zonat urbane kanë pas reduktime nga ora 00:00 të natës deri në 04:00 të mëngjesit. Në Lipjan me zonat rurale ka ende reduktime pasi po hapim puse të reja, ku dhe aty do të kthehet furnizimi me ujë të pijshëm”, theksoi shefi i KRU “Prishtina”.
E sa i përket borxheve të konsumatorëve ndaj kësaj kompanie, ai tha: “Borxhet janë të mëdha që nga paslufta. Asetet tona janë vjetëruar shumë si dhe kërkon një kosto. Sikur t’i kemi të gjitha ato pagesa ne do t’i konvertonim në investime kapitale. Borxhi total që nga paslufta është mbi 45 milionë euro. Ndërsa vetëm këtë vit në kohë pandemie është mbi 2.5 milionë euro. Disa konsumatorë janë të kujdesshëm, por disa të tjerë jo”. /Telegraf/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A