LAJMI I FUNDIT:

Tekashi 6ix9ine u dërgua me urgjencë në spital pasi mori shumë pilula diete së bashku me kafeinë

Tekashi 6ix9ine u dërgua me urgjencë në spital pasi mori shumë pilula diete së bashku me kafeinë

Tekashi 6ix9ine tregoi se ai u dërgua me urgjencë në një spital në Florida pasi kishte marrë shumë pilula diete dhe kishte konsumuar shumë kafeinë pas lirimit të tij nga burgu në fillim të këtij viti.

Artisti sipas “The Shade Room”, tha se ai është në rregull pas frikës së shëndetit dhe ka qenë në gjendje më pas të vrapojë pasi e ka marrë veten, shkruan DailyMail.

24-vjeçari i tha portalit “The Shade Room“ se ai konsumoi një ilaç të quajtur Hydroxycut, duke marrë dy herë më shumë se sasia e rekomanduar në misionin e tij të humbjes së peshës.


Banori i Bushwick, New York tha se djersiste me bollëk pasi mori vetëm atë dhe asgjë tjetër, me përjashtim të pirjes së ndonjë kafeje.

Rep-artisti, emri i vërtetë i të cilit është Daniel Hernandez, tha se ai shtoi shumë peshë pasi doli nga burgu në fillim të këtij viti, me peshë rreth 90 kilogramë. Ai tha se shpreson të bie në 68 kilogramë.

Tekashi gjithashtu tha se ai nuk është përdorues i drogës – por i mori pilulat në një përpjekje për të humbur peshë.

“The Shade Room” fillimisht dha lajmin se Tekashi ishte dërguar në një spital.

6ix9ine vitin e kaluar u dënua në lidhje me akuzat e trafikimit të drogës dhe armëve dhe mori një dënim më të vogël – ai u përball me 47 vjet paraburgim – për dëshminë e tij kundër bashkëpunëtorëve të njëhershëm.

Ai u dënua me dy vjet burg dhjetorin e kaluar dhe u la i lirë nga burgu në arrest shtëpiak në prill pasi përmendi shqetësimet në lidhje me coronavirusin, me arrestin e tij në shtëpi duke u mbyllur më 31 korrik. /Telegrafi/