LAJMI I FUNDIT:

Klinaku: Speciales i ka skaduar mandati, do ta dërgojmë në Kushtetuese

Klinaku: Speciales i ka skaduar mandati, do ta dërgojmë në Kushtetuese

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka treguar se si do të veprojnë me Gjykatën Speciale.

Klinaku në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se pavarësisht të gjithave prokuroria e Kosovës duhet t’i hetojë të gjitha krimet në Kosovës.

“Nga 2 gushti Gjykata Speciale nuk ka më mandat në Kosovë”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së thotë se Kosova ka mundur t’i shkurtojë mandatin Speciales por jo edhe t’ia zgjasë atë.

“Kushtetutën e Kosovës e interpreton vetëm Gjykata Kushtetuese. Ne do të gjejmë mënyrë si do ta dërgojmë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese pasi Gjykata Speciale nuk ka afat”.

Klinaku thotë se kundër Raportit të Dick Marty-t i kanë dërguar në Këshill të Evropës mbi 200 mijë nënshkrime.

“Kemi bërë edhe protesta dhe po ashtu kemi pasur kontakte me deputetë duke iu kujtuar se kjo Gjykatë nuk bën të miratohet. Tjetër ne nuk kemi çfarë të bëjmë pasi ajo është miratuar në Kuvend”, tha ndër të tjera Faton Klinaku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Lajme
Kalo në kategori