Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka si dhe shefin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë (BERZH), Neil Taylor, mori pjesë në inaugurimin e punimeve apo zgjerimi i rrugës rajonale Landovicë – Arbanë, R 107, segmenti “Hyrja në Qytetin e Prizrenit”, me gjatësi prej 3 kilometrash, projekt ky i financuar së bashku me BERZH-in.
Në fjalën e tij, kryeministri Hoti tha se është vërtet kënaqësi që sot pas një periudhe prej katër vjetësh që po bëhen po nisin punimet dhe se është i bindur se ky do të jetë vetëm fillimi i kësaj rruge, që duhet të shkojë deri në Gjakovë e të përfundojë mandej në Pejë dhe në Istog, për ta lidhur krejt këtë regjion me autostradën dhe me Durrësin, ku mbi gjysmë milioni banorë do të kenë qasje në këtë rrugë për t’u lidhur me autostradë.
“Shfrytëzoj rastin që ta falënderoj BERZH-in për mbështetjen e vazhdueshme që kemi pas, dhe besoj që me ministrin e ri, që është shumë dinamik në të gjitha këto projekte për t’i shtyrë përpara kaq shpejt dhe që brenda tre muajsh ta zhvillojë punën në shumë projekte. Jam me plot shpresë që do t’i çojmë përpara shpejt”, theksoi kryeministri Hoti, i cili më tej shtoi se, për ne BERZH mbetet partner shumë i rëndësishëm i financimit të projekteve infrastrukturore, por edhe mbështetjes së sektorit privat.
Hoti tha se është i bindur që kjo rrugë edhe me vazhdimin e saj deri në Gjakovë, do të ndihmojë shumë në zhvillimin e biznesit krah kësaj rruge edhe në zvogëlimin e kostove të transportit për ardhje në Prizren, si qendër e jona, e krejt këtij regjioni dhe për qasje në autostradë, për në Shqipëri dhe vende të tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak