LAJMI I FUNDIT:

Twitter fshiu 130 llogari të lidhura me Iranin gjatë debatit të parë presidencial në SHBA

Twitter fshiu 130 llogari të lidhura me Iranin gjatë debatit të parë presidencial në SHBA

Twitter Inc TWTR.N tha të mërkurën se kishte fshirë 130 llogari, ndërsa ata po përpiqeshin të “prishnin” bisedën publike gjatë debatit të parë presidencial të SHBA-së, midis presidentit Donald Trump dhe demokratit Joe Biden.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Twitter fshiu llogaritë, të cilat dukeshin se kishin origjinën në Iran, “bazuar në intel” të siguruara nga Byroja Federale e Hetimit të SHBA (FBI).

Llogaritë kishin një “ndikim” shumë të ulët dhe nuk bënin ndikim në bisedën publike, tha gjigandi i mediave sociale, duke shtuar, se llogaritë dhe përmbajtja e tyre do të botohen plotësisht pasi të ketë përfunduar hetimi.


Ndryshe, javën e kaluar, Twitter tha se ka punuar me Facebook Inc FB.O për të identifikuar dhe fshirë 350 llogari të cilat mund të përdoren nga shërbimet e inteligjencës ruse për të zbuluar dokumente të hakuara si pjesë e përpjekjeve për të prishur zgjedhjet e ardhshme në SHBA.

Gjatë dy viteve të fundit, që nga zgjedhjet e ndërmjetme të SHBA 2018, zyrtarë të lartë të inteligjencës amerikane kanë parashikuar haptazi se hakerat e lidhur me Rusinë, Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut do të përpiqen të synojnë zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA. /Telegrafi/