LAJMI I FUNDIT:

Rummenigge konfirmon se Xabi Alonso do të jetë trajner i Bayern Munichut në të ardhmen

Rummenigge konfirmon se Xabi Alonso do të jetë trajner i Bayern Munichut në të ardhmen

Drejtori i Bayern Munichut, Karl Heinz Rummenigge ka identifikuar ish-mesfushorin e klubit, Xabi Alonso, si menaxher i ardhshëm i ekipit të tyre.

38-vjeçari aktualisht është në krye të ekipit B të Real Sociedadit që garon në Segunda B – niveli i tretë i rajonalizuar i futbollit spanjoll.


Një ish-mesfushor qendror, Alonso kaloi tre vitet e fundit të karrierës së tij me kampionët bavarezë, duke bërë 117 paraqitje në ekipin e parë midis 2014 dhe 2017, duke ndihmuar klubin të fitojë tre tituj radhazi në Bundesliga.

Rummennigge: Alonso do të jetë trajner fantastik, do doja rikthimin e tij te Bayerni
Lexo po ashtu Rummennigge: Alonso do të jetë trajner fantastik, do doja rikthimin e tij te Bayerni

“Unë mendoj se Xabi Alonso do të jetë një trajner interesant për Bayernin në një moment në të ardhmen”, ka thënë fillimisht Rummenigge për Bild.

“Ai është një djalë i shkëlqyeshëm, një djalë i zgjuar”.

“Xabi ka atë ndjeshmëri që ju nevojitet veçanërisht me gjeneratën e sotme të lojtarëve”, përfundoi drejtuesi gjerman.

Ish-mesfushori qendror siguroi licencat e tij të nevojshme për trajner në vitin 2018 dhe më pas u emërua si trajner i ekipit U-14 të Real Madridit, para se të transferohej për të marrë pozicionin në ekipin B të Sociedadit verën e kaluar.

Duke stërvitur ekipin e të rinjve të Real Madridit për të gjithë sezonin, Alonso mori licencën e tij UEFA Pro e cila hapi një numër pozicionesh të tjera dhe ai tani është mbajtur me shumë vëmendje në qarqet e trajnerëve në Spanjë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori