LAJMI I FUNDIT:

PDK thërret në interpelancë kryeministrin Hoti, i kërkon llogari për dialogun e Brukselit

PDK thërret në interpelancë kryeministrin Hoti, i kërkon llogari për dialogun e Brukselit

Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur në interpelancë kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

Deputetja Besa Ismaili, në emër të grupit parlamentar të PDK-së, ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës mocionin për interpelancë me kryeministrin lidhur me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel dhe punën e grupeve teknike.

Deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së, si parashtruesë të këtij mocioni, kërkojnë që në këtë seancë kryeministri të raportojë për secilën pikë një nga një, të çështjeve të diskutuara në Bruksel, nga ana e grupeve teknike dhe të njoftoj Kuvendin me zotimet dhe përgjegjësitë e marra.


Po ashtu, PDK kërkon që kryeministri të arsyetoj secilin prej këtyre zotimeve, pasi që ai disa herë me radhë ka deklaruar se në Bruksel është draftuar kapitulli i marrëveshjes përfundimtare për të pagjeturit.

“Çështja e të pagjeturve është njëra nga problemet më të rëndësishme që kërkon zgjidhje, ndërkaq Qeveria dhe udhëheqësi i saj z. Hoti, nuk kanë treguar vullnetin më të vogël për të ofruar transparencën e nevojshme lidhur më këtë proces. Kryeministri nuk fshehur dhe nuk ka treguar as për aspektet organizative të procesit si, përbërja e grupit të ekspertëve, kredencialet personale, kombëtare apo akademike, dhe përvojën e tyre përkatëse” thuhet në shkresën e Grupit Parlamentar të PDK-së, transmeton Telegrafi.

Çështje tjetër që është përmendur nga ana e Kryeministrit është edhe koncept dokumenti i diskutimit për dëmet e luftës. Edhe në këtë pikë mungon transparenca. Vazhdon të mbetet ende e paqartë se çka është duke kërkuar Qeveria dhe cili është plani konkret i saj për arritjen e zgjidhjes së këtij problemi, si njëra ndër temat më të rëndësishme të dialogut.

Meqë Kryeministri z. Hoti vazhdimisht ka deklaruar suksese nga puna e grupeve teknike, Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të informohet për këto “suksese”, të cilat të paktën deri më tani, kanë mbetur në nivel deklarativ përderisa nuk ka asnjë hap konkret për zgjidhje, qoftë të një problemi të vetëm.

Prandaj, deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës parashtruesë të këtij mocioni kërkojnë që në këtë Interpelancë, Kryeministri Hoti të raportojë veçanërisht për procesin e përgjithshëm të dialogut të zhvilluar në Bruksel, për secilën temë veçmas që ka qenë apo është objekt i diskutimit nga ana e grupeve teknike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Drejtësi
Rikthehen privilegjet për ushtarakët në Shqipëri, shpërblim në paga, shkollim dhe shtëpi në përdorim

Rikthehen privilegjet për ushtarakët në Shqipëri, shpërblim në paga, shkollim dhe shtëpi në përdorim

Lajme
Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet

Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet

Siguri
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Lajme
Kalo në kategori