LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë punëtorët teknik të ShSKUK-së për mos marrjen e shtesave prej 300 eurove, paralajmërojnë bojkot të punës

Protestojnë punëtorët teknik të ShSKUK-së për mos marrjen e shtesave prej 300 eurove, paralajmërojnë bojkot të punës

Personeli mbështetës shëndetësorë i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës kanë protestuar sot për shkak të mos përftimit të shumës prej 300 eurove nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Kastriot Gjoshi i punësuar në QKUK ka thënë se ky është diskriminim që po bënë menaxhmenti me këtë kategori.


“Ne sot jemi mbledhur këtu për t’i mbrojtur të drejtat tona, pasi personeli mbështetës që jemi të punësuar në QKUK e ShSKUK kemi qenë të rrezikuar çdo ditë dhe nuk jemi përfitues të shumës prej 300 eurove. Jemi këtu për të shprehur pakënaqësinë lidhur me diskriminimin që po bënë menaxhmenti. Gjysma tjetër nuk bënë pa gjysmën tjetër, na trajtoni të barabartë”, tha Gjoshi.

Ai shtoi se nëse nuk u plotësohen kërkesat e tyre atëherë do të vazhdojnë edhe me bojkot të punës.

E një tjetër punëtor, i cili punon me bombola të oksigjenit, i zhgënjyer me mos përfitimin e 300 eurove, zhveshi rrobat mbrojtëse për COVID-19 duke thënë se ato le t’i veshin tash e tutje drejtorët.

“Jam punëtor i oksigjenit, 24 orë punojmë me bombola, dy ditë të lira veç i kemi, ka 20 klinika një punëtor i mbanë. Këto tesha po i deshim le t’i veshin shefat tash se na ma nuk mundemi me duru kështu, le të shkojnë le të hynë ata te personat me COVID”, u shpreh ai.

Edhe sekretari i Sindikatës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë tha se kanë dalë për të mbështetur këtë protestë dhe kërkesat e këtij komuniteti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori