Mbrojtja e të akuzuarve në Gjykatën Speciale, ka të drejtën e paraqitjes së mocioneve ndaj Gjykatës. Njohësit e procesit gjyqësor thonë se në rast të procedimit të këtyre mocioneve, Prokuroria ka 21 ditë që t’i përgjigjet kërkesës, e më pas Gjykata të merr vendim.
Mbrojtja e të akuzuarve në Gjykatën Speciale, 30 ditë pasi t’i marrin provat për aktakuzat, kanë të drejtën e paraqitjes së mocioneve ndaj Dhomave të Specializuara.
Avokati i licencuar nga kjo Gjykatë, Taulant Hodaj tregon për llojet e mocioneve paraprake.
“Mbrojtja, 30 ditë pasi t’i pranojë provat së bashku me aktakuzën, ka të drejtë të kundërshtojë aktakuzën, të kundërshtojë juridiksionin e Gjykatës Speciale në përgjithësi dhe të kërkojë që aktakuza të përmirësohet, plotësohet apo ndryshohet”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Taulant Hodaj.
Ehat Miftaraj nga Insistoi i Kosovës për Drejtësi, tregon se kur mund të ngritën këto mocione, përcjell Telegrafi.
“Avokatët mbrojtës kanë të drejtë të kontestojnë këtë në Gjykatën Kushtetuese në degën në Hagë kryesisht nëse hetimet apo aktakuzat e ngritura hyjnë në kuadër të asaj që përcakton raporti i Dick Marty-t apo jo. Nëse kjo konstatohet nga Gjykata Kushtetuese se ajo del jashtë juridiksionit të raportit të Dick Marty-t, atëherë mund të konsiderojmë se kjo gjykatë nuk ka legjitimitet”, deklaroi Ehat Miftaraj.
E në rast të paraqitjes së këtyre mocioneve, atëherë Gjykata ka 21 ditë që t’i përgjigjet kërkesës.
“Vlen të përmendet se edhe nëse vendos i njëjti gjyqtar i procedurës paraprake për aprovim apo jo të këtyre mocioneve të mbrojtës, ti ke të drejt të shkosh në apel, dhe tek pas apelit mund të vazhdojë procesi gjyqësorë”, deklaroi më tej Taulant Hodaj.
Në seancën e parë të Gjykatës Speciale, mbrojtja e të akuzuarit Salih Mustafa nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ngre mocion për ligjshmërinë e Dhomave të Specializuara./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Haziri: LDK-ja nuk e pranon draft-statutin e Asociacionit
Sonte tërmet në Maqedoni
Elon Musk, kritika gjykatësve në Itali për bllokimin e dërgimit të emigrantëve në Shqipëri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para