LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Brenda disa javëve do të shpallim kandidaturat për kryetarë të komunave

Veseli: Brenda disa javëve do të shpallim kandidaturat për kryetarë të komunave

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar nga kryetarët e Drenasit dhe Ferizajt, Ramiz Lladrovci dhe Agim Aliu, kanë mbajtur sot një konferencë për media.

Në këtë konferencë, Veseli ka folur për suksesin që kanë shënuar komunat e qeverisura nga PDK-ja në nivel të Kosovës dhe me përformancën e lartë që kanë arritur.


“Modeli i qeverisjes së suksesshme të komunave të udhëhequra nga PDK-ja, është tregues i qartë se vota e dhënë nga qytetarët në këto komuna është shpërblyer me punë, me shërbime të mira për ta dhe pa asnjë abuzim. Ky është vizioni ynë, për mirëqeverisje, transparencë dhe pa korrupsion”, ka thënë Veseli.

Veseli ka theksuar se në raportin e publikuar për Performancën e Komunave në gusht të këtij viti nga Ministria e Pushtetit Lokal, rezulton se nga 37 komuna të Kosovës, në top 10 për përformancën më të mirë janë 3 komuna të qeverisura nga PDK-ja.

“Komuna e Drenasit nën udhëheqjen e Ramiz Lladrovci, është e para edhe këtë vit, e pasuar në vendin e shtatë nga komuna e Kacanikut, me udhëheqjen e kryetarit Besim Ilazi, dhe në vendin e tetë, ajo e Ferziajit e udhëhequr nga Agim Aliu. Prandaj publikisht i përgëzoj dhe i falendëroj kryetarët për një punë të shkëlqyer në shërbim të qytetarëve, duke treguar për vlerat e vërteta të PDK-së. Ky është vizioni ynë, për mirëqeverisje, transparencë dhe pa korrupsion. Modeli i qeverisjes së suksesshme të komunave të udhëhequra nga PDK-ja, është tregues i qartë se vota e dhënë nga qytetarët në këto komuna është shpërblyer me punë, me shërbime të mira për ta dhe pa asnjë abuzim”, u shpreh Veseli.

Veseli ftoj qytetarët e Kosovës që ti besojnë PDK-së, duke thënë se brenda disa javëve do të fillojnë të shpallin kandidaturat për kryetarë të komunave, dhe ekipet e tyre.

“Oferta qeverisëse është rezultat i kërkesave dhe nevojave të drejtpërdrejta të qyetarëve. Jam i bindur se këto zgjedhje lokale që po vijnë, shënojnë vitin e madh të kthimit të PDK-së në pushtetet komunale”, tha Veseli. /Telegrafi/