LAJMI I FUNDIT:

Amerikani dënohet me një vit burg për organizimin e dy ndejave në kohë pandemie

Amerikani dënohet me një vit burg për organizimin e dy ndejave në kohë pandemie

Një burrë në shtetin amerikan të Marylandit është dënuar me një vit burg për organizimin e dy ndejave të mëdha në fillim të pandemisë.

Shawn Marshall Myers, 42-vjeçar, u shpall fajtor në dy akuza për mosrespektim të urdhrit të shtetit, i cili ndalonte mbledhjet e më shumë se 10 personave, raporton BBC.

Rreth 50 persona morën pjesë në ndejën e organizuar në shtëpinë e Myersit më 22 mars, e cila më vonë u shpërnda nga policia.


Një javë më vonë, policia mori një telefonatë rreth një ndeje tjetër të madhe, ku konstatoi se në të po merrnin pjesë më shumë se 50 persona.

Myers ka hedhur poshtë të dyja rastet, sipas zyrës së avokatit të shtetit. Ai po përballet gjithashtu edhe me tre vjet burgim me kusht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rrëzohet aeroplani luftarak francez në Indi, pilotët katapultuan në momentin e fundit

Rrëzohet aeroplani luftarak francez në Indi, pilotët katapultuan në momentin e fundit

Azia
Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Azia
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia
Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Greqia
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

Evropa
Piloti britanik tregon uljen me aeroplan në disa nga pistat më të rrezikshme në botë - përfshirë një me pjerrësi prej 30%

Piloti britanik tregon uljen me aeroplan në disa nga pistat më të rrezikshme në botë - përfshirë një me pjerrësi prej 30%

Botë
Kalo në kategori