Ambasadori i Armenisë në Rusi ka pretenduar se Turqia ka dërguar rreth 4,000 luftëtarë nga Siria veriore në Azerbajxhan dhe se ata po merrnin pjesë në luftime.
Ndërkohë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ministria e jashtme e Armenisë pretendoi se ‘ekspertët ushtarakë turq po luftojnë krah për krah me Azerbajxhanin, të cilët po përdorin armë turke, duke përfshirë edhe aeroplanë lufte’.
Situata në terren ‘tregon qartë’ se njerëzit në Nagaran-Karabah po luftojnë kundër ‘një aleance Turko-Azerbajxhanase’, thuhet të jetë shkruar në deklaratë.
Sidoqoftë, një ndihmës i presidentit të Azerbajxhanit i quajti akuzat “një provokim tjetër nga pala armene dhe marrëzi të plota”.
Ndryshe, luftimet kanë shpërthyer edhe një herë midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, dy ish republika të Bashkimit Sovjetik në rajonin e Kaukazit.
Në zemër të konfliktit dekada të vjetër është rajoni i Nagorno-Karabakut. Ai është njohur si pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohet nga armenët etnikë.
Vendet zhvilluan një luftë të përgjakshme mbi rajonin në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990. Megjithëse ata shpallën një armëpushim, ata kurrë nuk kanë arritur të bien dakord për një traktat paqeje.
Armenia dhe Azerbajxhani ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik, një komb komunist që ekzistonte midis 1922 dhe 1991, shkruan DailyMail, përcjell Telegrafi.
Të dy shtrihen në një zonë të rëndësishme strategjike të Evropës Jug-Lindore të quajtur Kaukaz.
Vendet kufizohen me Turqinë në perëndim, Iranin në jug dhe Gjeorgjinë në veri. Rusia gjithashtu kufizohet me Azerbajxhanin në veri.
Udhëheqësi separatist Arayik Harutyunyan akuzoi Turqinë për një ‘politikë agresive dhe ekspansioniste’ në rajon ndërsa Ankara u zotua për mbështetje të plotë për ‘vëllezërit tanë Azerbajxhanas’ pas disa prej përplasjeve më të këqija në vite.
Të dy palët akuzojnë njëra-tjetrën për të shtëna me artileri të rëndë në përleshjet që lanë qindra të plagosur, me pretendimet e ‘dhjetëra kufomave të ushtarëve azerbajxhanas’ në territorin që u luftua natën e kaluar.
Armenia është kryesisht e krishterë ndërsa Azerbajxhani i pasur me naftë është një vend me shumicë myslimane dhe ata kanë qenë të mbyllur në një mosmarrëveshje territoriale për Nagorno-Karabakun për dekada.
Ndërsa Azerbajxhani dhe Turqia janë aleatë të ngushtë, duke ndarë lidhje kulturore dhe gjuhësore, marrëdhëniet midis Turqisë dhe Armenisë janë ende të dëmtuara.
Konflikti mund të përfshijë gjithashtu Rusinë, një aleat i Armenisë që ka një bazë ushtarake në vend dhe të sjellë kaos në furnizimet globale të naftës dhe gazit që kalojnë përmes tubacioneve në rajonin e Kaukazit të Jugut.
Një zëdhënës i Kremlinit u bëri thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë që të ndalojnë çdo aktivitet ushtarak dhe tha se luftimet ishin një arsye për shqetësim serioz në Moskë.
Në anën tjetër, udhëheqësi turk Rexhep Tajip Erdogan premtoi mbështetje për aleatin tradicional Azerbajxhanin, tha se Armenia ishte “kërcënimi më i madh për paqen në rajon”.
Erdogan i bëri thirrje “të gjithë botës të qëndrojë me Azerbajxhanin në betejën e tyre kundër pushtimit dhe mizorisë”.
“Ne mbrojmë territorin tonë, çështja jonë është e drejtë!”, ka thënë presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në një fjalim drejtuar kombit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Fytyra e Trumpit në malin e famshëm Rushmore
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
Çfarë dimë deri tani rreth përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?