LAJMI I FUNDIT:

Laheshin dhe më pas paketoheshin për shitje: Policia në Vietnam “konfiskon” më shumë 300,000 prezervativë të përdorur

Laheshin dhe më pas paketoheshin për shitje: Policia në Vietnam “konfiskon” më shumë 300,000 prezervativë të përdorur

Policia në Vietnam tha se gjeti rreth 320,000 prezervativë të ricikluar të përdorur që po ripaketoheshin si të rinj, njoftoi media lokale të enjten.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, inspektorët e tregut në provincën Binh Duong bastisën një fabrikë pranë qytetit Ho Chi Minh, ku zbuluan prezervativët e përdorur që ripaketoheshin për t’u shitur në treg.

Një inspektor tha se pronarja 34-vjeçare e fabrikës, një grua, rrëfeu se ata i blenë prezervativët nga dikush tjetër, raportoi gazeta shtetërore Tuoi Tre, sipas AP.


Pasi blenë prezervativët nga një burrë, ato u lanë, pastaj u paketuan në qese plastike, sipas gazetës.

Videoja e marrë nga transmetuesi shtetëror VTV dhe e marrë nga agjencia e lajmeve Reuters tregon thasë të mbushur me prezervativë.

Ajo gjithashtu tregon mjete të përdorura me sa duket për të larë dhe riformuar kondomët në fabrikë.

VTV tha se ishte e paqartë se sa prezervativë të përdorur ishin rishitur tashmë, sipas Reuters.

Një zyrtar shëndetësor i cituar nga gazeta Tuoi Tre tha se prezervativët ishin një rrezik ekstrem shëndetësor për përdoruesit, raportoi AP. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar

Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar "në një vakt të nxehtë"

Fun
Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Virale
XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

Kalo në kategori