LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM fajëson LSDM-në për mbyllje të kompanive

OBRM-PDUKM fajëson LSDM-në për mbyllje të kompanive

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar edhe një herë në lidhje me pandeminë COVID-19 dhe funksionalitetin e kompanive në vend, duke thënë se 15 mijë kompani do të mbyllen në vend përshkak të paditurisë së LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Zoran Zaev dhe qeveria e tyre e kanë futur vendin në borxh prej një miliardë euro për tre muaj. Për këtë periudhë Bruto Prodhimi Vendor ka pasur rrënie prej 12.7% dhe 40 mijë qytetarë kanë mbetur pa punë” thonë nga OBRM-PDUKM-ja.


OBRM-PDUKM-ja thotë se shteti dhe pushteti duhet të kujdesen për qytetarët. /Telegrafi/