Takimi i radhës i dialogut Kosovë-Serbi, i planifikuar të mbahet më 28 shtator në Bruksel ende është në pikëpyetje nëse do të ndodh.
Shkak për këtë është raportuar të jetë refuzimi i institucioneve të Prishtinës për të diskutuar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
E se kjo temë nuk do të diskutohet në dialog, e konfirmoi sot edhe vetë kryeministri Avdullah Hoti, transmeton Telegrafi.
Hoti në një konferencë për media tha se çështja e Asociacionit nuk është temë që hapet në dialog, ndërkaq tha se ende nuk e di nëse do të mbahet apo jo takimi në Bruksel.
“Për Asociacionin siç e kam bërë të qartë kjo temë nuk diskutohet sepse është e mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013 dhe pastaj me marrëveshjen tjetër të parimeve të vitit 2015. Nuk është temë që hapet në procesin e dialogut. Nuk e di a do të mbahet takimi i ardhshëm në Bruksel, mbetet të shihet”, ka thënë Hoti.
Kryeministri ka theksuar se janë të vendosur që të qojmë përpara procesin e dialogut sepse sipas tij kjo është interes strategjik i Kosovës, i regjionit, i mbarë Evropës që mbyllet ky proces.
Ai e ka quajtur kompromis të madh pranimin që si Qeveri të hyjnë në procesin e dialogut.
“Besoj që kompromisi më i madh që e kemi bërë ne është të pranojmë të futemi në proces të dialogut. Ky është kompromisi, edhe kompromisi për të arritur një marrëveshje, kanë qenë kompromise për këtë Qeveri edhe ato të tjerat, që janë cilësuar si vendime që kanë penguar këtë proces, ju e dini tarifa 100 për qind, reciprociteti… Vendime që i kemi marrë duke u konsultuar me miqtë ndërkombëtar”, tha Hoti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës