LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Kuvendi i zgjodhi zv.ministrat e rinj të Qeverisë

Maqedoni: Kuvendi i zgjodhi zv.ministrat e rinj të Qeverisë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mbrëmë në kuadër të mbledhjes së 13-të me 62 vota “për”, 44 “kundër” dhe pa asnjë të përmbajtur ka zgjedhur zëvendësministrat e rinj të Qeverisë.

Për zëvendësministër të Mbrojtjes është zgjedhur Bashkim Hasani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, ndërsa Agim Nuhiu është zgjedhur zëvendësministër i Drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ilhan Rahman është zëvendësministër i ri cili do të udhëheq Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, ndërsa Fatmire Isaku për zëvendësministre të Punëve të Jashtme.


Zëvendësministër i Financave do të jetë Dimitar Kovaçevski, në Ministrinë e Ekonomisë Zoran Manevski, ndërsa në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave, Trajan Dimkovski.

Ilir Hasani është zgjedhur zëvendësministër i Shëndetësisë, Arafat Shabani shkon në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Enver Huseini në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, Zoran Dimitriovski në Ministrinë për Pushtet lokal, derisa Sedat Sulejmani në Ministrinë e Kulturës.

Për zëvendësministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës është votuar Aleksandar Bajdevski, në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi, ndërsa në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklievska.

Kryeministri Zoran Zaev tha se zëvendësministrat e propozuar janë njerëz profesionist të cilët meritojnë shansin dhe e ftoi opozitën t’i mbështesë ata. Tha se do të nxit edhe te ministrat dhe zëvendësit të bashkëpunojnë me Kuvendin.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se mbledhja e 14-të e radhës do të mbahet të premten ku është paralajmëruar fjalim i presidentit të Republikës së Sllovenisë, Barut Pahor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori