LAJMI I FUNDIT:

Cila çokollatë është e mirë për shëndetin?!

Cila çokollatë është e mirë për shëndetin?!

Hulumtimi për çokollatë të mirë mund të jetë shumë sfidues për shkak të mashtrimit të lehtë me ambalazhin e shkëlqyeshëm dhe me konstatimet e rreme të prodhuesit

Për të mirat të cilat organizmit të njeriut ia sjell çokollata cilësore flet hulumtimi i bërë me 25.000 të intervistuar, të cilët brenda një dite kanë ngrënë 100 gramë çokollatë të cilësisë së lartë, shkruan Huffington Post, përcjell Telegrafi.

Hidhësia më e lartë, cilësia më e madhe


Nga perspektiva shëndetësore, me rastin e blerjes së çokollatës ngjyrë të errët, për dallim nga ajo e qumështit apo çokollata e bardhë, mund të merrni koncentrim më të lartë të flavonoideve dhe polifenoleve – antioksidante, të cilat i luftojnë radikalet e lira që kanë të bëjnë me sëmundjen.

Është interesante që është zbuluar se çokollata me ngjyrë të errët përmban dukshëm më tepër antioksidante sesa boronica. Prandaj, lexoni deklarimin dhe zgjidhni ato me më shumë përqindje të kakaos, por për të shfrytëzuar të mirat shëndetësore të çokollatës, blini ato të cilat përmbajnë 70 të kakaos.

Gjalpë kakaoje

Yndyra e mirë në çokollatën cilësore quhet gjalpë dhe ai është burim i thartirës së stearinës që i bën mirë zemrës.

Prodhimet të cilat në listë të përbërjes mbajnë mbishkrimin “Pjesërisht të hidrogjenizuara” janë ato të cilat duhet t’i shmangim. Këto trans-yndyra janë të lidhura me sëmundjet e zemrës.

Blini paketimet e vogla

Pasi që femrat me histori të sulmeve në zemër një herë në javë kanë ngrënë deri në dy racione të çokollatës cilësore, është konstatuar që kanë ulur rrezikun e hospitalizimit për shkak të pengesave të punës së zemrës për 32 për qind, në krahasim me ato të cilat me javë kanë konsumuar sasi të caktuara ëmbëlsirash, theksohet në studimin e botuar në revistën shkencore “Heart circulation”.

Sa i përket çokollatës, rekomandohet shmangia e sasisë së tepërt duke zgjedhur çokollatat e mbështjella veç e veç. Akti i heqjes së mbështjellëses së çokollatës do t’ju ngadalësojë dhe do t’u japin hormoneve tuaja të ngopura kohë të mjaftueshme që të regjistrojnë kënaqësinë.

Siç theksohet në një studim të botuar në revistën “Appetite journal”, njerëzit mesatarisht konsumojnë 41 për qind më pak kalori kur dëshirojnë të hanë ushqime të mbështjella.

Më pak do të thotë më shumë

Për të përgatitur çokollatën ju nevojiten kakao, gjalpë kakaoje, sheqer, ndonjëherë edhe vanilje. Megjithatë, prodhuesve të shumtë të çokollatave kjo nuk u mjafton.

Për shkak të shprehive të përgjithshme që përfshijnë mbushjen e çokollatave me përbërës plotësues, tipave të tillë të ëmbëlsirave të çokollatave përpiquni t’u shmangeni dhe zgjidhni markat e prodhuesve të cilët përdorin përbërës të pastër.

Shtojcë bathëze dhe frutash arrore

Procesi magjik të cilin e bën çokollata për shëndetin nuk fillon në gojë, por në zorrën e trashë. Një hulumtim i ri ia përshkruan çokollatës saktësisht të mirat shëndetësore. Duke kombinuar çokollatën me pejza të fortë të cilët gjenden në pemët arrore dhe bathore ju do t’i nxisni përparësitë shëndetësore të çokollatës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori