LAJMI I FUNDIT:

Burri rrah gruan në Ferizaj

Burri rrah gruan në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Një person pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:00, në Ferizaj.

Siç thuhet në raport, si pasojë e sulmit viktima kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili pas një mosmarrëveshje  verbale e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare e cila si pasojë e sulmit  kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/