LAJMI I FUNDIT:

Tetë ushqimet e shëndetshme me të cilat nuk duhet ta teproni

Tetë ushqimet e shëndetshme me të cilat nuk duhet ta teproni
(Foto: Joe Raedle/Getty Images/Guliver)

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është që të ushqehemi shëndetshëm, mirëpo ndodh që për këtë arsye ta teprojmë më konsumimin e produkteve të caktuara.

Mirëpo, edhe pse konsiderohen të shëndetshme, nuk duhet ta teprojmë as me këto ushqime, sepse do të kufizoheni nga përbërësit tjerë ushqyes të nevojshëm për organizmin tuaj.

Karota – është plot beta-karoten që në organizëm shndërrohet në vitaminë A. Fatkeqësisht, niveli i lartë i beta-karotenit shkakton karoteneminë, në të cilën lëkura juaj bëhet e verdhë.


(Foto: Sean Gallup/Getty Images/Guliver)

Kombuça – është pije kineze shumë e mirë për sistemin tretës. Megjithatë, përmban edhe një përbërës të quajtur FODMAP, i cili nëse konsumohet në sasi të tepruar mund të shkaktojë fryrje të barkut dhe vështirësi në sistemin tretës.

(Foto: Cindy Ord/Getty Images for Tone It Up/Guliver)

Uji – sasia e tepruar mund të shkaktojë jobaraspeshë të elektroliteve duke dërguar një sasi natriumi, të cilën veshkat nuk mund ta përpunojnë dhe për pasojë, në rastet ekstreme, mund të ndodhë grumbullimi i ujit në tru dhe rritja e presionit në të.

(Foto: Bryan Bedder/Getty Images for Baccarat/Guliver)

Avokado – përmban fibra dhe sasi të madhe vitaminash, ndërsa ju ndihmon në eliminimin e kolesterolit të keq (LDL). Mirëpo, marrja e sasive të tepruara të kalorive që vijnë nga avokadoja mund të shkaktojë probleme me bllokimin e arterieve. Nuk preferohet të konsumoni më shumë se një avokado në ditë.

(Foto: VeckoRevyn)

Panxhari – është burim i shkëlqyer i vitaminave dhe mineraleve, dhe ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Mirëpo, duhet ta shmangni kombinimin me mish, duke qenë se ky kombinim nuk është i mirë për organizmin tuaj.

(Foto: Sean Gallup/Getty Images/Guliver)

Algat e detit – janë të pasura me vitaminë B12, prandaj janë të përsosura për dietat vegane dhe vegjetariane, si dhe mund t’ju ndihmojë në humbjen e kilogramëve, sepse përmban jod dhe fibra. Por, sasia e tepruar e jodit mund t’ju shkaktojë probleme me gjëndrën tiroide.

(Foto” Drew Angerer/Getty Images/Guliver)

Soja – është e pasur me vitamina B, fibra, kalium, magnez dhe proteina cilësore. I përmban të nëntë aminoacidet esenciale, të cilat organizmi nuk mund t’i prodhojë. Mirëpo, nëse e keni ndryshuar dietën për shkak të problemeve me gjëndrën tiroide, kini kujdes: soja mund të ndërveprojë me barnat hormonale që përdoren për trajtimin e hipertireozës.

(Foto: Joe Raedle/Getty Images/Guliver)

Farat chia – të njohura për përmbajtjen e acideve omega-3 yndyrore, megjithatë acidet omega-3 yndyrore që ndodhen në këto fara janë më vështirë të absorbueshme në krahasim me të njëjtat që vijnë nga salmoni. Veç kësaj, 100 gramë fara chia përmbajnë rreth 500 kalori që janë të përafërta me kaloritë që i përmban një hamburger.

(Foto: nuts.com)

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori