LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton propozimin e Qunit për koncept-dokumentin për dërgimin e FSK-së jashtë vendit

Qeveria miraton propozimin e Qunit për koncept-dokumentin për dërgimin e FSK-së jashtë vendit

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, u miratua propozimi i ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni për koncept-dokumentin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Me dy vota kundër dhe një abstenim, Qeveria e Kosovës vendosi që t’i hap rrugë një baze ligjore për përcaktimin e përgjegjësive, kompetencave dhe procedurave të tjera në rastet e dërgimit të FSK-së jashtë vendit tonë.

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni gjatë mbledhjes së Qeverisë, ku paraqiti këtë propozim theksoi se FSK-ja është e gatshme që të bashkëpunoj dhe të marrë pjesë në operacione ushtarake ndërkombëtare.


“Politika e hartuar hap rrugë për krijimin e bazës ligjore në përcaktimin e përgjegjësive dhe kompetencave të institucioneve në rast të dërgimit të FSK-së jashtë vendit si dhe proceduat e dërgimit në operacione ndërkombëtare dhe aktivitete tjera ushtarake, mënyrën e tërheqjes, zëvendësimin dhe mënyrën e financimit”, njoftoi Quni gjatë fjalës së tij.

Para se të merrej ky vendim, zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi tha se dokumenti në fjalë ka kosto shtesë që nuk janë të parapara me kornizë e projeksione buxhetore.

“Në skenarin e parë bëhet fjalë për 4.3 milionë e në skenarin e dytë mbi 3 milionë. Prandaj rekomandojmë që gjatë hartimit të projektligjit të gjitha aktivitetet të bëhen brenda ndarjeve buxhetore”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Albin Kurti premton investime të mëdha për rajonin e Gjilanit dhe Kosovën

Albin Kurti premton investime të mëdha për rajonin e Gjilanit dhe Kosovën

Lajme
Kalo në kategori