LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i rasteve të krimeve kibernetike gjatë pandemisë, cak i hakerëve bizneset

Rritet numri i rasteve të krimeve kibernetike gjatë pandemisë, cak i hakerëve bizneset

Tre hakerë të rinj nga Kosova u arrestuan të enjten nga Policia.

Atyre iu vunë prangat pas një hetim të gjatë të Sektorit për Hetime të Krimeve Kibernetike dhe FBI-së.

Këta persona dyshohet se kanë kryer veprën penale ”Hyrje në Sistem Kompjuterik”.


Përmes sistemeve kompjuterike kanë krijuar një platformë online e qasshme vetëm në DARKWEB që ka të bëj me internetin e fshehur i cili përdoret për qëllime të paligjshme.

Kapiteni i Policisë, Fadil Avdyli ka dhënë detaje për gazetën Objektiv lidhur me këtë rast.

“Meqenëse akoma është rasti në fazë fillestare nuk mund të japim më shumë informata, por ajo që mund të cekim është që ka qenë një hetim më afatgjatë dhe bashkëpunim i ngushtë me FBI-në, kjo ka ndodh në qytetin e Ferizajt kur tre të rijnë janë gjetur në flagrancë duke kryer vepra penale të krimit kibernetikë”, tha Avdyli.

Avdyli tha se ka rritje rapide të krimeve kibernetike për shkak të pandemisë, por edhe të veprave penale që janë kryer nga internet.

“Ka një rritje në të gjitha fushat, edhe fëmijët kanë qenë të rrezikuar në këtë rast sepse kanë përdor platforma për mësim, por në këtë rast kanë qenë të rrezikuar edhe nga keqbërës të ndryshëm. Vërehet se ka rritje, por jo aq e theksuar që ndikon në trendin e përgjithshëm. Si raste më të sotififikuar kemi rastet e bizneseve, ndoshta edhe për shkak të çështjes materiale, pastaj individ e raste ndaj platformave online qoftë shtetërore apo private”, shtoi Avdyli.

E pjesa më e madhe e të dyshuarve për këto vepra kriminale janë të rinj edhe të mitur.

Kapiteni ka dhënë edhe disa këshilla për qytetarët që mos të bien pre e këtyre mashtrueseve.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes kryesisht nga platformat online, mos të klikojnë linçe dhe lojëra shpërblyese që vijnë nga interneti. Mos instaloni aplikacione të panjohura, shikoni burimin e emalit”, përfundoj Avdyli.

Ndërkaq, nga muaji shtator i vitit 2019 deri me 31 korrik 2020 nga Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike janë hetuar 43 raste në nivel qendror, kurse është asistuar në 212 raste të cilat janë mundësuar të kryhen nga interneti.

Sektori për Krimet Kibernetike brenda Policisë së Kosovës ekziston qe nëntë vite dhe përbëhet nga zyrtarët të specializuar të trajnuar nga Qeveria e SHBA-së.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Kalo në kategori