LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja përfundimtare, Mendy së shpejti zyrtarizohet si portier i ri i Chelseat

Arrihet marrëveshja përfundimtare, Mendy së shpejti zyrtarizohet si portier i ri i Chelseat

Edouard Mendy do të jetë portieri i ri i skuadrës londineze Chelsea.

Portier senegalez prej kohësh ishte duke u kërkuar nga Chelsea, por marrëveshja me Rennes nuk ishte edhe e lehtë.


Klubi francez i kërkoi londinezëve mbrojtësin Tomori në huazim, por në fund Frank Lampard ka hezituar ta lë të lirë atë.

Gjithsesi marrëveshja finale është arritur për një shumë prej 27 milionë eurove.

Sipas medieve angleze, Mendy gjatë ditëve të ardhshme do të zyrtarizohet si portier i ri i Chelseat.

29-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Chelsean dhe do të kandidojë për pozitën e titullarit.

Chelsea ka në radhët e veta portierin më të shtrenjtë në Ligën Premier, por trajneri Frank Lampard nuk beson shumë tek Kepa Arrizabalaga dhe kjo ishte arsyeja që nënshkroi me Mendyn. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

Ndërkombëtare
Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Serie A
PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

Bundesliga
Kalo në kategori