Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, paralajmëroi ligjvënësit se Rusia nuk po heq dorë nga përpjekjet për të ndikuar tek rezultati i zgjedhjeve të nëntorit, duke u munduar të dëmtojë shanset e fushatës së kandidatit demokrat, ish-nënpresidentit Joe Biden, një përfundim që duket se nuk po i shkon për shtat Presidentit Donald Trump.
Wray, duke dëshmuar para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Sigurinë Kombëtare i përshkroi operacionet e Kremlinit për ndikim si “shumë, shumë aktive” në mediat sociale, në mediat shtetërore dhe organe të tjera të lidhura me të.
Ai tha se synimi i këtyre operacioneve është “kryesisht të denigrojnë ish-nënpresidentin Biden dhe atë që rusët e shohin si strukturë anti-ruse”.
Ishte hera e parë që Wray paralajmëronte publikisht për intensifikimin e operacioneve ruse, që kur fushata presidenciale hyri në fazën e saj të fundit. Paralajmërimi i tij përputhej gjithashtu me vlerësimin e zyrtarit më të lartë amerikan të kundërzbulimit, William Evanina në gusht.
Evanina, kishte paralajmëruar gjithashtu se aktorë të lidhur me Rusinë, po “përpiqeshin të rrisnin shanset” për kandidaturën e zotit Trump, diçka që zoti Wray nuk e pohoi, kur u pyet për ndërhyrjen ruse.
Presidenti Trump reagoi të enjten duke iu drejtuar drejtorit të FBI-së me emër.
But Chris, you don’t see any activity from China, even though it is a FAR greater threat than Russia, Russia, Russia. They will both, plus others, be able to interfere in our 2020 Election with our totally vulnerable Unsolicited (Counterfeit?) Ballot Scam. Check it out! https://t.co/mH3vrHWvS8
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) September 18, 2020
“Por Chris nuk po sheh aktivitet nga Kina, megjithëse është rrezik SHUMË më i madh sesa Rusia, Rusia, Rusia. Të dyja ato, plus të tjerë do të jenë në gjendje të ndërhyjnë në zgjedhjet e 2020-ës, me votimin tonë të ekspozuar me manipulimin e fletëve të votimit”, shkruante ai në Twitter.
Megjithë akuzat e presidentit për problemet e votimit me postë, që ai i ka përsëritur shpesh, drejtori i FBI-së u tha ligjvënësve se shqetësime të tilla ishin pa bazë.
“Nuk kemi parë ndonjëherë deri tani në zgjedhje kombëtare një përpjekje të koordinuar për mashtrim me votimin”, tha Wray, duke u bërë jehonë garancive të dhëna nga zyrtarë të lartë amerikanë të rendit dhe zbulimit, të cilët folën me gazetarët muajin e kaluar.
Drejtori i FBI-së tha se është më i shqetësuar për valën e keqinformimeve nga Rusia dhe të tjerë, që kanë në shënjestër votuesit amerikanë.
“Shqetësimi im më i madh është breshëria e keqinformimit dhe amplifikimi i ndërhyrjeve më të vogla kibernetike. Druhem se me kalimin e kohës këto do të kontribuojnë tek gërryerja e besimit e votuesve amerikanë”, tha Wray.
“Një përshtypje e tillë do të ishte perceptim, jo realitet. Mendoj se amerikanët mundet dhe duhet të kenë besim tek sistemi ynë i zgjedhjeve dhe tek demokracia jonë”, shtoi ai. /VOA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit