LAJMI I FUNDIT:

Zaev në takim me Cakajn: Nuk kemi çështje të hapura, i gjithë potenciali të shfrytëzohet për sfera të rëndësishme

Zaev në takim me Cakajn: Nuk kemi çështje të hapura, i gjithë potenciali të shfrytëzohet për sfera të rëndësishme

Kryministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot realizoi takim me Gent Cakaj, ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, i shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në vend, Fatos Reka.

Në takim u shprehën urime për riemërimin e Zaevit në funksionin e kryeministrit, si dhe për zgjedhjen e Qeverisë së re ku shihet konfirmimi i përcaktimit të qytetarëve dhe shtetit drejt integrimeve euroatlantike.

Kryeministri Zaev u falënderua për urimet dhe dërgoi përshëndetje për kryeministrin Edi Rama dhe për Qeverinë e Shqipërisë, njofton Telegrafi Maqedoni.


Në njoftimin e lëshuar nga Qeveria, thuhet se bashkërisht u konstatua se të dyja vendet nuk kanë çështje të hapura dhe se po hapet rrugë që të shfrytëzohet i gjithë potenciali nga sferat e rëndësishme për qytetarët, siç janë infrastruktura, energjetika, ekonomia, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetesës në të dyja shtetet. Në këtë drejtim u bisedua edhe për mundësinë e mbajtjes së mbledhjes ndërqeveritare.

“Qëllimi ynë është evropeizmi i shtetit dhe zhvillimi ekonomik. Formuam Qeveri stabile dhe jemi të orientuar drejt përforcimit të kapaciteteve të sistemit, në veçanti përmes arsimit dhe sundimit të së drejtës. Kemi suksese të mëdha pas nesh, ato janë marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë, ndërtojmë në shtet “Një shoqëri për të gjithë”, të barabartë për të gjithë qytetarët dhe e gjithë kjo mundësoi që në këtë mandat të përkushtohemi në avancimin e vendit në të gjitha fushat në dobi të përditshmërisë së qytetarëve”, theksoi kryeministri Zaev.

Në mbledhje bashkërisht u konstatua se rajonit i nevojitet stabilitet dhe zhvillim ekonomik i përforcuar dhe se është në interes të përbashkët zgjidhja e të gjitha çështjeve bilaterale nëpërmjet dialogut, sikurse shembulli që e dha Republika e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet marrëdhënieve të mira fqinjësore, me qëllim të perspektivave euroatlantike në tërë Ballkanin Perëndimor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori