LAJMI I FUNDIT:

AAK insiston që Haradinaj të jetë president i Kosovës, përmend dy opsione në rast se dështon zgjedhja e tij

AAK insiston që Haradinaj të jetë president i Kosovës, përmend dy opsione në rast se dështon zgjedhja e tij

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon të insistojë se kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj duhet të jetë president i ardhshëm i vendit. AAK vlerëson se Haradinaj është person unifikues, ashtu siç e kërkon mandati i presidentit.

Kanë mbetur edhe pak muaj kur presidentit aktual, Hashim Thaçi i skadon mandati kushtetues si president i vendit, por në publik kanë filluar kalkulimet politike se kush mund të zëvendësojë atë.

Pak muaj më parë në koalicionin LVV e LDK me kryeministër Albin Kurti, posti i presidentit gati sa ishte bërë mollë sherri për mos arritjen e koalicionit se kujt do të duhej t’i takonte ky post i rëndësishëm në Kosovë.


Por, sot kemi një koalicion tjetër ndërmjet LDK-së, AAK-së, NISMA Socialdemokrate dhe komuniteteve në Kosovë, dhe tashmë edhe në këtë koalicion ka filluar ‘lufta’ se kush duhet ta ketë postin e presidentit në të ardhmen.

AAK që është partneri i dytë i koalicionit beson që propozimi i tyre do të mbështet edhe nga partitë tjera që nuk janë në koalicion qeverisës, teksa paralajmëron se vendi duhet të jetë i gatshëm për zgjedhje të reja në rast se dështon zgjedhja e presidentit.

Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka thënë se për zgjedhjen e Haradinajt në pozitën e presidentit duhet një marrëveshje më e madhe se sa e koalicionit aktual.

“Ne e kemi propozuar kryetarin Ramush Haradinaj për president, pasi që është person unifikues dhe ka bashkëpunim gati me të gjitha partitë politike, ashtu siç e kërkon mandati i presidentit. Mirëpo siç e dini për tu zgjedhur president duhet një marrëveshje më e madhe se sa koalicioni aktual, besoj që këto tema në ditët në vazhdim do të diskutohen më shumë”, deklaroi ajo.

Kadrijaj përmendi edhe dy opsione në rast së dështon zgjedhja e Haradinajt për president.

“Nëse nuk pajtohen partitë politike për Haradinajn president atëherë janë dy opsione: duhet një president konsensual ose vendi duhet të shkojë në zgjedhje sepse nëse dështon zgjedhje e presidentit atëherë me Kushtetutë vendi shkon në zgjedhje. Ne nuk kemi thënë që do të prishet koalicioni, ne kemi dhënë një propozim dhe kemi menduar që është propozimi më i duhur që Haradinaj të jetë president në këtë situatë që gjendet vendi”, pohoi ajo.

Nënkryetarja e AAK-së, deputete e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj

Më tej, nënkryetarja e AAK-së, tha se beson që propozimi i tyre të merr përkrahje edhe nga partitë tjera.

“Unë besoj që do ta kemi përkrahjen edhe të partive tjera jo vetëm të koalicionit. Këto mbesin të diskutohen në ditët në vazhdim sepse presidenti ka një mandat, dhe shpresojmë që Gjykata nuk do të jap një verdikt ku do të detyrohet të japë dorëheqje dhe të paraqitet në Hagë, por të vazhdojë mandatin deri në datën të cilën e ka. Përndryshe, vendi duhet me qenë i përgatitur për zgjedhje dhe të shohim ditët në vijim, ku liderët politikë do të diskutojnë për këtë çështje”, tha ndër tjera Kadrijaj.

Ndryshe, presidentit Hashim Thaçi do t’i përfundojë mandati në prill të vitit 2021. Thaçi ka paralajmëruar se pas përfundimit të mandatit, ai do të largohet na politika.

Kujtojmë se Presidenti i Republikës së Kosovës zgjedhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë. Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual.

“Secili shtetas i Republikës së Kosovës mund të nominohet si kandidatë për President të Republikës së Kosovës, nëse ajo/ai siguron nënshkrimet e të paktën tridhjetë (30) deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Deputetët e Kuvendit mund të nënshkruajnë vetëm për një kandidatë për President të Republikës së Kosovës. Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit”, thuhet në Kushtetutën e Kosovës.

Më tej në Kushtetutë thuhet se “Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjedhet President i Republikës së Kosovës”.

Nëse në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk zgjidhet President i Republikës së Kosovës, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda dyzet e pesë ditësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori