LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së: Me Bullgarinë jemi aleatë në NATO dhe kemi obligim të përmirësojmë marrëdhëniet fqinjësore

Qeveria e RMV-së: Me Bullgarinë jemi aleatë në NATO dhe kemi obligim të përmirësojmë marrëdhëniet fqinjësore

Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë krijon një kornizë ligjore dhe ofron instrumente për menaxhimin e çështjeve dypalëshe dhe ne jemi të përkushtuar në zbatimin e saj, thonë për AIM nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut në lidhje me memorandumin që Sofja paraqiti deri tek vendet anëtare të BE-së.

“Me Republikën e Bullgarisë ne jemi aleat në NATO, ne kemi një detyrim dhe detyrë të përbashkët të përmirësojmë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin të ndërsjellë dhe të ndërtojmë miqësi”, thonë nga Qeveria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut theksojnë se e drejta për vetëvendosje dhe vet-identifikim janë vlera themelore evropiane dhe përfitime civilizuese dhe se veçoria e gjuhës maqedonase dhe identitetit etnik maqedonas është një fakt i padiskutueshëm.


“Gjuha maqedonase është një pjesë integrale e letërnjoftimit të Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara dhe pjesë e shumë gjuhëve moderne të pranuara dhe të njohura që mësohen në universitetet në të gjithë botën. Në shekullin 21 në Evropë, pranimi i së kaluarës, por edhe i së tashmes është pasqyrim i një politike të përgjegjshme dhe të pjekur dhe miqësisë së vërtetë”, vlerësojnë nga Qeveria./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori