Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është i paaftë e frikacak dhe se po e shkatërron marrëdhëniet me Rusinë.
Kështu shkruan media ruse Regnum, duke shtuar se kjo u bë e qartë pas nënshkrimit të marrëveshjes më Washington ndërmjet Kosovës dhe Serisë.
Kjo media thotë se, qëllimi kryesor i këtij dokumenti është distancimi i Serbisë nga Rusia dhe Kina dhe afrimi me Perëndimin.
“Qëllimet nuk ishin konstruktive, por shkatërruese, kryesorja ishte që të prishet lidhja midis Serbisë dhe Rusisë. Marrëveshja e Washingtonit mund të dëmtojë seriozisht marrëdhëniet serbo-ruse, nga të cilat pala ruse, duke ditur si amerikanët ashtu edhe Vuçiqin, me sa duket kishte frikë”, shkruan kjo medie.
Regnum shkruan se pasojat kryesore të marrëveshjes janë në planin politik.
“Pasojat kryesore të marrëveshjes së Washingtonit qëndrojnë në planin politik, pasi Serbia, e përfaqësuar nga Vuçiqi, është pajtuar që Izraeli duhet të njohë Kosovën dhe vetë Serbia si një shërbim reciprok, së bashku me disa nga aleatët më besnikë kanë zhvendosur ambasadën e tyre në Jeruzalem, gjë për të cilën të gjitha qeveritë e Izraelit kanë ëndërruar që nga viti 1967. Me këtë, Serbia pësoi zemërimin e të gjithë botës myslimane. Ky hap përfundimisht prish më tej marrëdhëniet jo vetëm me ta, por edhe me myslimanët në Serbi dhe në rajon”, shkruan Regnum, përcjell Telegrafi.
Në fund, ky shkrim thotë se Vuçiq duhet të pushoj së përfaqësuari interesat e Serbisë gjatë negociatave me Kosovën.
“Edhe një herë, u bë e qartë se presidenti [Vuçiq], i cili ka zgjedhur një stil autoritar të qeverisjes dhe nuk dëgjon askënd brenda vendit, por dëgjon zotërinjtë e tij Perëndimorë dhe emisarët e tyre. Po sillet politikisht i papërgjegjshëm në negociatat rreth interesave të Serbisë. Prandaj, është e nevojshme që ai sa më shpejt të jetë e mundur të pushojë së përfaqësuari interesat e Serbisë në çdo negociatë rreth Kosovës”, përfundon shkrimi.
Kujtojmë se, Kosova dhe Serbia më 4 shtator në Washington kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik.
Marrëveshja u arrit pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIzraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Një javë në Shtëpinë e Bardhë: A po e ndryshon Trumpi kursin e politikës amerikane?
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
Pse Egjipti dhe Jordania po hezitojnë të pranojnë refugjatë palestinezë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës