LAJMI I FUNDIT:

Christine shfaqet me plot stil në një paraqitje përkrah bashkëshortit Frank Lampard

Christine shfaqet me plot stil në një paraqitje përkrah bashkëshortit Frank Lampard

Christine Lampard u shfaq me plot stil ndërsa u fotografua të martën dorë për dore me bashkëshortin e saj, Frank Lampard.

Çifti, të cilët u martuan në vitin 2015, dukeshin mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit teksa darkuan në restorantin Roka Mayfair.

Christine, 41 vjeçe, kishte të veshur një fustan krem nën gjunjë dhe një triko të zezë në pjesën e sipërme së bashku me një xhaketë në dorë.


Frank dhe Christine Lampard (Foto: Backgrid)

Zeshkania dukjen e kompletoi me një palë sandale po ashtu të zeza dhe çantë të tillë të markës Yves Saint Laurent.

Lampard tregon se gruaja e tij, Christine e ndihmon të marrë vendime të vështira në lidhje me Chelsean
Lexo po ashtu Lampard tregon se gruaja e tij, Christine e ndihmon të marrë vendime të vështira në lidhje me Chelsean

Frank, 42 vjeçar, pasqyroi stilin e Christine të veshur me një bluz krem dhe me pantallona teget.

Ai njëherësh mbante një xhaketë të njëjtë me ngjyrën e pantallonave, gjersa veshi një palë atlete të tilla.

Frank dhe Christine Lampard (Foto: Backgrid)

Ylli televiziv ka qenë duke ndjekur hapat e trajnerit Joe Wicks gjatë pandemisë së coronavirusit dhe duke qëndruar pas vajzës së saj, Patricia, 12 muajshe.

Pasi kaluan disa muaj izolimi së bashku, çifti së fundmi janë rikthyer me aktivitetet dhe me detyrat e tyre të punës.

Christine ka prezantuar shfaqje ditore ‘Lorraine dhe Women Loose’.

Dhe Frank ka qenë i zënë me rindërtimin e skuadrës Chelsea, madje javë më parë trajneri deklaroi se Christine e ndihmon të marrë vendime të vështira në lidhje me ‘blutë e Londrës’.

/Telegrafi/

Frank Lampard (Foto: Wire Image)

Në trend Magazina

Më shumë

"Unë jam Xheneta, shko fol te Gjesti", përplasen ashpër në studio ish-banorja dhe Ronaldo

Magazina

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Magazina
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Nicole Scherzinger shkëlqen në bikini, ndërsa karriera e saj në Broadway lulëzon

Nicole Scherzinger shkëlqen në bikini, ndërsa karriera e saj në Broadway lulëzon

Magazina
G Bani përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4

G Bani përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Stresi reagon pas goditjes së G Banit ndaj Gjestit: Produksioni duhet të marrë masa, gjynah për familjen e tij

Stresi reagon pas goditjes së G Banit ndaj Gjestit: Produksioni duhet të marrë masa, gjynah për familjen e tij

Magazina
Kalo në kategori