Homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e artistin, Adem Mikullovci, ka bërë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti ka thënë se Adem Mikullovci ishte politikan i të dy republikave.
Lideri i VV-së, ka thënë se puna e Mikullovcit si regjisor, skenarist dhe aktor, e bënë të denjë të quhet Çaplini ynë.
“Mbrëmë vonë pas mesnate e morëm lajmin e trishtuar që baca Adem, artisti e aktori, veprimtari e politikani deputeti i të dy republikave edhe i asaj të dy korrikut edhe i asaj të 17 shkurtit, u nda fizikisht nga jeta. Aq shumë ka kontribuar për artin dhe për vendin tonë sa që puna e tij ngelet me neve për neve por edhe për brezat që do të vijnë. Filmat, dramat, komeditë e tij, puna e tij si regjisor, skenarist dhe si aktor e bëjnë bacin Adem të denjët për ta quajtur Çaplini ynë”, tha ai.
Kurti ka thënë se nuk ka një aktor apo artist tjetër që ka qenë pranë dhe me popullin, me njerëz të zakonshëm sikurse Adem Mikullovci.
“Prandaj edhe sot këtu në shkallët e Teatrit Kombëtar të kësaj shtëpie të parë të tij ne bëmë nderime për jetën dhe veprën e tij, sepse jetën e kishte vepër dhe veprën e kishte jetësore. Nuk ka një aktor apo artist tjetër që ka qenë pranë dhe me popullin, me njerëz të zakonshëm sikurse Adem Mikullovci. Ai e ka njohur mirë atë që e ka bërë, pra e ka njohur realitetin për të cilin e ka bërë artin. Prandaj ky artist i angazhuar, ky politikan aktiv do të na mungojë të gjithëve shumë gjatë”, ka thënë Kurti.
Aktori Mikollovci ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Varrimi i tij do të bëhet sot në ora 16:00 në varrezat në Dragodan, Prishtinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje