LAJMI I FUNDIT:

Kryediplomatja Haradinaj i reagon Gjykatës së Vranjës për padinë ndaj Ragmi Mustafës

Kryediplomatja Haradinaj i reagon Gjykatës së Vranjës për padinë ndaj Ragmi Mustafës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, i ka reaguar zyrtarisht Gjykatës së Vranjës, për padinë që ajo ka ngritur ndaj Kryetarit të Këshillit Kombëtar në Luginë, Ragmi Mustafa, pasi ai kishte ngritur flamurin kombëtar shqiptar në vitin 2019.

Shefja e diplomacisë kosovare, ka thënë se ky veprim është puro politik dhe në kundërshtim me parimin e mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve etnike.


“Padia e djeshme e Gjykatës së Vranjës ndaj Kryetarit të Këshillit Kombëtar në Luginë, z.Ragmi Mustafa, veç se ai ka ngritur flamurin kombëtar shqiptar në vitin 2019, është qartazi e motivuar politikisht dhe në kundërshtim me parimin e mosdiskriminimit dhe mbrojtjes të të drejtave të komuniteteve etnike”, është shprehur Haradinaj-Stublla në reagimin e saj.

Kryediplomatja ka shtuar se Serbia në vend që të zotohet për njohje dhe avancim të të drejtave të komunitetit shqiptar, sidomos tani që ka një dialog aktiv për njohje reciproke nën lehtësimin e aleatëve, ajo po vazhdon avazin e vjetër me politikë dhe institucione shqiptarofobike.

Haradinaj ka thënë se shqiptarët e Luginës duhet të gëzojnë të drejtat e tyre dhe se kjo sjellje nuk është rruga drejt çmimit Nobel.

“Shqiptarët në Luginë duhet të gëzojnë të drejtat e tyre të garantuara, njësoj sikurse janë të garantuara të drejtat e zgjeruara të serbëve në Kosovë.Kjo NUK është rruga e Çmimit Nobel për Paqe.”, ka përfunduar ministrja Haradinaj.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa të premten ka pranuar ftesë nga Gjykata në Bujanoc me arsyetimin se ka përdoruar flamurin kombëtarë shqiptar.

Mustafa ka thënë se gjuha linçuese ndaj shqiptarëve që ka përdoruar ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin nuk është marrë për bazë nga autoritetet serbe, por tash ai paditet për përdorim të flamurit kombëtar shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori