LAJMI I FUNDIT:

Spanja raporton mbi 12 mijë raste të reja me COVID-19, dita më e keqe që nga fillimi i pandemisë

Spanja raporton mbi 12 mijë raste të reja me COVID-19, dita më e keqe që nga fillimi i pandemisë

Ministria Spanjolle e Shëndetësisë konfirmoi sot se numri i të infektuarve të rinj me coronavirus është 12,183, gjë që rriti numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 566,300.

Kjo është dita e dytë me radhë që Spanja ka vendosur një rekord për numrin e rasteve të konfirmuara me COVID-19, shkruan thewashingtonpost.

Kryeqyteti spanjoll, Madridi mbetet epiqendra e virusit, ndërsa situata është kritike në disa rajone të tjera, transmeton Telegrafi.


Numri i pozitivëve në testet PCR ishte 28.7 përqind në enklavën spanjolle të Melillas. Mediat lokale raportuan se autoritetet po konsiderojnë ta shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Andaluzia raportoi më shumë se 1,200 raste të reja, por shkalla për frymë është akoma më e ulët se në vend.

Njësitë e kujdesit intensiv në Murcia kanë më shumë pacientë me COVID-19 se kurrë më parë. Tre nga gjashtë spitalet në rajon janë afër nivelit maksimal të përdorimit në kujdesin intensiv.

Ndryshe, sipas standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendi nuk ka kontroll mbi pandeminë derisa numri i rasteve pozitive të bjerë nën pesë përqind. Deri më tani, vetëm provinca spanjolle e Asturias ka arritur sukses. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Botë
“Miqësia” me Putinin, dy 'goditje' brenda dy dite për Viktor Orbanin e Hungarisë

“Miqësia” me Putinin, dy 'goditje' brenda dy dite për Viktor Orbanin e Hungarisë

Evropa
Piloti turk vdes gjatë fluturimit, aeroplani u desh të bënte ulje emergjente në Nju Jork

Piloti turk vdes gjatë fluturimit, aeroplani u desh të bënte ulje emergjente në Nju Jork

Botë
Zëvendëspresidentja amerikane i kishte kërkuar Zelenskyt të zhvillonte planin e trashëgimisë, në rast të vrasjes ose kapjes përpara pushtimit rus

Zëvendëspresidentja amerikane i kishte kërkuar Zelenskyt të zhvillonte planin e trashëgimisë, në rast të vrasjes ose kapjes përpara pushtimit rus

Amerika
Dy gjëra në të cilat “bota duhet të ketë vëmendjen” në Lindjen e Mesme, gjatë ditëve në vijim - sipas gazetarit britanik

Dy gjëra në të cilat “bota duhet të ketë vëmendjen” në Lindjen e Mesme, gjatë ditëve në vijim - sipas gazetarit britanik

Botë
Izraeli mund të dobësojë Hezbollahun, por ideologjia e grupit do të vazhdojë - paralajmëron gazetari i BBC

Izraeli mund të dobësojë Hezbollahun, por ideologjia e grupit do të vazhdojë - paralajmëron gazetari i BBC

Botë
Kalo në kategori