LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Napolit, De Laurentiis pozitiv me COVID-19, ai kishte marr pjesë në takimin e krerëve të klubeve të Serie A

Presidenti i Napolit, De Laurentiis pozitiv me COVID-19, ai kishte marr pjesë në takimin e krerëve të klubeve të Serie A
President i Napolit, Aurelio De Laurentiis (Foto: Marco Luzzani/Getty Images)

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është testuar pozitiv me COVID-19, ndërsa kishte marr pjesën në takimin e Lega Serie A pavarësisht se kishte simptoma.

Kishte thashetheme mbrëmë se një nga Presidentët ose drejtorët që morën pjesë në takimin e 20 klubeve në Milano kishte dalë pozitiv.


Këtë mëngjes përmes deklaratës së klubit të Napolit, doli të jetë presidenti De Laurentiis.

Aurelio De Laurentiis (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images)

De Laurentiis kishte simptoma për disa ditë dhe kishte bërë testin, por nuk priti për rezultatet dhe mori pjesë në takim.

Për më tepër, dëshmitarët që ishin të pranishëm në takim pretendojnë se De Laurentiis nuk e mbante maskë gjatë gjithë kohës kur fliste me presidentët e tjerë të klubit, por edhe me gazetarët pas takimit.

Aurelio De Laurentiis e Andrea Agnelli (Foto: Marco Rosi/Getty Images)

Tani të gjithë ata që morën pjesë në samitin e Lega Serie A do të duhet të testohen dhe potencialisht të izolohen si masë paraprake.

Serie A pret të fillojë në 19 shtator. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Kalo në kategori