LAJMI I FUNDIT:

Bekaj: Tirana, trampolinë për një klub të madh tej shqiptarisë

Bekaj: Tirana, trampolinë për një klub të madh tej shqiptarisë
Visar Bekaj (Foto: Instagram/visarbekaj12)

Portieri i Kosovës, Visar Bekaj, javë më parë u largua nga Prishtina për të nënshkruar me Tiranën, ndërsa të martën e ka zhvilluar stërvitjen e parë te klubi i ri.

Në një intervistë për Panorama Sport, gardiani më i ri i bardhebluve ka folur për të ardhmen dhe sigurisht aventurën që do të kalojë me kampionin e Shqipërisë.


“Besoj se nuk ishte zgjedhje e vështirë. Ishte një zgjedhje e lehtë për të zgjedhur një klub si Tirana që është kampione. Siç e kam thënë, ngjyrat nuk i kam ndërruar, por vetëm jam në një vend tjetër. Kam ndërruar edhe kryeqytet. Të gjithë e dinë cila është Tirana, klubi më i madh në shqiptari. Thjesht kam zgjedhur më të mirën. Jam i bindur që do të bëjmë më të mirën, ka për të na ecur mirë dhe do të bëhemi kampionë”.

Zyrtare: Visar Bekaj transferohet te Tirana
Lexo po ashtu Zyrtare: Visar Bekaj transferohet te Tirana

“Në Shqipëri kam ardhur për një trampolinë të madhe, për një klub të madh tej shqiptarisë. Shpresoj që ky sezon të ecë mirë dhe të shpallemi kampionë”.

“Tirana nuk do të jetë trampolinë vetëm për të ardhmen në klube. Besoj se do të më ndihmojë që të arrij edhe kombëtaren e Kosovës, ose më saktë formacionin titullar. Sigurisht, kjo vjen me paraqitje të mira. Jam i bindur se do të na ecë mirë si këtu dhe në kombëtare”, citohet të ketë thënë Bekaj.

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori