Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Arbërie Nagavci ka thënë se kjo qeveri e paligjshme nuk mund të negocioj në emër të Republikës.
Nagavci në një konferencë për media ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar i LVV-së ka bërë kërkesë për raportim të kryeministrit Avdullah Hoti në Kuvend dhe në Komisionin për Punë të Jashtme, lidhur me takimet që ka pasur në Uashington dhe marrëveshjen e nënshkruar, transmeton Telegrafi.
“Anëtarët e LVV-së kanë paraqitur kërkesa për raportim lidhur me politikën e jashtme, ekonomikë, të pagjeturit, viktimat e dhunës seksuale, Ujmanin, Minishengenin dhe Zajednicën. Përkundër deklaratave të vazhdueshme nga kryeministri Hoti se platformë e dialogut me Serbinë është vetëm Kushtetua, ndërsa Minishengenin e konsideronte të dëmshme për Kosovën dhe i shërbente vetëm Serbinë, e ajo qe e pamë ishin zotime e konsensione të kundërta me deklarata që kemi parë disa herë dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe në dëm të interesave të qytetarëve”, ka thënë Nagavci.
Nagavci shtoi se kjo qeveri nuk arriti të krijojë asnjë konsensus brenda koalicionit për këtë gjë.
“Aktualisht për këto dakordime të arritura, zoti Hoti ka prapa vetëm gjysmën e LDK-së dhe Nismës, sepse këto janë të vetmet që nuk kanë paraqitur ankesa për konsensionet që Hoti i bëri Vuçiqit dhe Serbisë dhe rikthimit në tavolinën e bisedimeve çështjen e Zajednicës”, u shpreh Nagavci.
Nënkryetarja e Kuvendit shtoi se Hoti nga marrëveshja për normalizim që na kishte premtuar, kthehet përsëri prapa në konsensione me Serbinë.
Nagavci tha se në Uashington jo që nuk pati njohje, por u largua edhe fjala Republika e Kosovës pas kërkesës së Serbisë.
“Dëmet dhe pasojat e kësaj marrëveshje që nënshkruan me 4 shtator dhe dëmet e kësaj qeverie do të vazhdojnë. Është e domosdoshme që sa më parë të kemi një përfaqësim legal, të dinjitetshëm dhe me legjitimitet qytetar”, tha Nagavci, transmeton Telegrafi.
Ajo u bëri thirrje partive tjera parlamentare që kanë shprehur shqetësim për marrëveshjen në Uashington që ta mbështesin mocionin e rrëzimit të Qeverisë të nisur nga LVV.
“Nëse hezitojnë akoma që të nënshkruajnë kërkesën për mocionin që ua kemi dorëzuar edhe formalisht, ata faktikisht nuk mund të konsiderohen si opozitë dhe janë të përgjegjshëm po aq sa zoti Hoti dhe kjo Qeveri”, tha Nagavci.
Nagavci theksoi se shpreson që në mbledhjen e kryesisë që do të mbahet të hënën të caktohet seanca e Kuvendit për raportim të Hotit, duke thënë se kjo Qeveri duhet të shkoj sa më parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia
"Programi i kuponëve" MASHTI fton për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale
Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar