LAJMI I FUNDIT:

Babai rrah vajzën e tij në Prishtinë

Babai rrah vajzën e tij në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar vajzën e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:00, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktima nuk ka pranuar të shkoj në strehimore.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht të bijën e tij viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar të shkoj në strehimore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/