LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Hoti po merr në takim njerëzit e Thaçit e nuk po fton njerëzit e mi që jemi në koalicion

Haradinaj: Hoti po merr në takim njerëzit e Thaçit e nuk po fton njerëzit e mi që jemi në koalicion

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur përsëri pakënaqësi që ministrat e AAK-së nuk po ftohen të marrin pjesë në takimet që zhvillohen në kuadër të dialogut.

Haradinaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në  RTV Dukagjini ka thënë se për të është shumë domethënëse që Skender Hyseni është zgjedhur për të udhëhequr dialogun.


“Skënder Hyseni është i përkëdheluri i Thaçit. Madje i përzgjedhuri i tij, pasi ai [Thaçi] e përshëndeti emërimin e tij në kohën kur unë jam pjesë e qeverisë dhe mbaj përgjegjësi. Kryeministri im preferon të hyjë në takim me të zgjedhurin e Thaçit e jo me njeriun e Ramushit që është pjesë e qeverisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haradinajt i ka mbetur hatri pasi sipas tij ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj është lënë jashtë takimit në Bruksel e që sipas tij aty ka shkuar njeriu i Thaçit, duke ju referuar Skënder Hysenit.

Partneri i LDK-së në koalicionin qeverisës e ka quajtur sjellje komode atë të Skender Hysenit në raport me dialogun me Serbinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori