LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Hoti dhe Hyseni po sillen me një vetëkënaqësi të tepruar

Haradinaj: Hoti dhe Hyseni po sillen me një vetëkënaqësi të tepruar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vërejtje për performancën e kryeministrit Hoti.

Haradinaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në  RTV Dukagjini ka qenë kritik me mënyrën se si është sjellë kryeministri Avdullah Hoti pas marrëveshjes në Uashington.

“Mendoj se kryeministri Hoti dhe zoti Hyseni janë ka sillen me një komoditet të tepruar. Vetëkënaqësi të tepruar. Ata janë ka sillen me një vetëkënaqësi që nuk e di ku do të na sjellë. Nëse nuk ndryshojnë rreth procesit, ka rreziqe për Kosovën…Sigurisht se po sjellja e tyre paraqet rrezik për Kosovës”, tha kryetari i AAK-së, përcjell Telegrafi.


“Ka edhe prej atyre që po ja rrahin krahët tash kryeministrit, por kur ai të është në pozitë të ngushtë ata nuk do t’i qëndrojnë pranë”, shtoi ish-kryeministri.

Haradinaj megjithatë ka thënë se marrëveshja në Uashington nuk ka qenë hap mbrapa për Kosovën.

“Përkundrazi ka qenë një zhvillim shumë i mirë për Kosovën. Sidomos njohja nga Izraeli”.

I pari i AAK-së ka thënë se lënia e ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj jashtë takimit në Bruksel nuk do të jetë veprim i mirë për brezat.

“Me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa kam folur sot dhe ka qenë korrekt. Por kjo nuk mjafton”, tha Ramush Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Kronika e Zezë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Kalo në kategori