LAJMI I FUNDIT:

Osmani i kundërpërgjigjet Grenellit: Njohja nga Serbia s’është simbolikë – delegacioni kosovar nuk ishte transparent

Osmani i kundërpërgjigjet Grenellit: Njohja nga Serbia s’është simbolikë – delegacioni kosovar nuk ishte transparent

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur emisarit special të SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pasi ndër të tjera tha se Osmani s’ka ngritur asnjë shqetësim apo dhënë asnjë ide të vetme, por vetëm është ankuar.

Osmani në Twitter ka thënë se, njohja e Kosovës nga Serbia nuk është simbolikë.

Më tej ka thënë se Për ta quajtur shtetin që është një projekt i përbashkët mes popullit të Kosovës dhe ShBA-së, një ‘simbolikë’ i zvogëlon investimet dypartiake të ShBA-së për një dekade në Kosovë.


Grenell i reagon Osmanit: Ju s’keni ngritur asnjë shqetësim apo dhënë asnjë ide të vetme, na duhen politikanë që nuk ankohen
Lexo po ashtu Grenell i reagon Osmanit: Ju s’keni ngritur asnjë shqetësim apo dhënë asnjë ide të vetme, na duhen politikanë që nuk ankohen

“Njohja e Kosovës nga Serbia nuk është simbolikë. Është njohje e një realiteti të cilin ShBA-ja ishte e para që e ka bërë. Për ta quajtur shtetin që është një projekt i përbashkët mes popullit të Kosovës dhe ShBA-së, një ‘simbolizëm’ i zvogëlon investimet dypartiake të ShBA-së për një dekade në Kosovë. Dhe jo ne nuk kemi luftuar me Serbinë për “fjalë, mbiemra dhe simbolika” por kemi luftuar për liri, ne kemi luftuar kundër gjenocidit. Delegacioni i Kosovës nuk ishte transparent. Ata thanë që do të sjellin njohjen reciproke me Serbinë. Ata duhet të marrin përgjegjësi për çfarë janë zotuar publikisht”, ka shkruar Osmani.

Kryeparlamentarja ka shtuar se pajtohet se simbolizmi nuk mund të krijojë vende pune, por këtë thotë se nuk mund ta bëjnë as politikanë të korruptuar dhe gënjeshtarë në Kosovë të cilët kanë udhëhequr vendin dhe kanë shkatërruar ekonominë tonë për 20 vjetët e kaluara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Kronika e Zezë
MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

Lajme
Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Lajme
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Kronika e Zezë
Kalo në kategori