LAJMI I FUNDIT:

Vjedhin barna në një barnatore në Viti

Vjedhin barna në një barnatore në Viti
Foto ilustrim

Një femër ka raportuar se mëngjesin e së premtes në barnatoren e saj i janë vjedhur barna në vlerë të madhe.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 03:00 në fshatin Pozhoran, në Viti.

Siç thuhet në raport, nuk raportohet për të dyshuar dhe të arrestuar.


“Ankuesja femër  kosovare raporton se në barnatoren e saj i janë vjedhur barna në vlerë të madhe. Në vendin e ngjarjes kanë ndal njësitet relevante policore. Nuk raportohet për të dyshuar dhe të arrestuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/