I dërguari i posaçëm i presidentit amerikane për bisedimet Kosovës-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se Kosova dhe Serbia të premten pasdite në Washington kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, duke theksuar se nuk kanë nënshkruar kurrfarë marrëveshje me SHBA-të.
I pyetur nga gazetarët nëse edhe presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar diçka, Grenell është përgjigjur duke thënë “se është e vërtetë”, transmeton Telegrafi.
“Ai ka nënshkruar vetëm konfirmimin se do të punojnë së bashku në realizimin e marrëveshjes”, ka thënë Grenell.
E kur gazetarët insistuan që të shpjegoj se çfarë saktësisht kanë nënshkruar të dy palët, Grennel tha se “dy palët kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për normalizimin e raporteve ekonomike”.
Grenell i pyetur nëse marrëveshjet e njëjta janë nënshkruar nga të dyja palët, ish-ambasadori amerikan në Gjermani theksoi se “99.9 për qind janë të njëjtë, përveç pikës së fundit”.
“Serbia do të zhvendos ambasadën e saj deri në qershor të vitit të ardhshëm (në Jerusalem) – është pjesë e marrëveshjes, e sa i përket Kosovës, është gjithçka njëjtë deri te pika e fundit ku theksohet se do të ketë njohje reciproke me Izraelin”, ka shtuar Grenell.
“Para se gjithash, nuk do të tentoja të shpjegoja çfarë mendoi presidenti Aleksandar Vuçiq kur iu drejtuar mediave serbe. Atë çfarë ka thënë në sallën për takime është se bëhet fjalë për një marrëveshje historike që do të normalizoj rajonin. Ka folur për zonën e Mini-Shengenit. Sa i përket pikës 10, është e gabuar të thuhet se ka ekzistuar pika e 10-të. Asnjë prej tyre nuk ka qenë e renditur me numra, nuk e di nga doli kjo”, ka thënë për fund Grenell. /Telegrafi/
"[Trump] signed a letter acknowledging that they are going to work together and do this agreement" — seems legit! pic.twitter.com/DARthWgIdi
— Aaron Rupar (@atrupar) September 4, 2020
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë