Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se edhe pse jemi në një fazë delikate të pandemisë me COVID-19, për momentin në Kosovë është një përqindje e konsiderueshme e rënies së infektimit.
Zemaj në një konferencë për media pas takimit të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID -19 tha se ka rënie jo vetëm të të infektuarve por edhe hospitalizuarve dhe të vdekurve me COVID-19.
Ministri tha se do të ri-mobilizohen në fuqizimin e kapaciteteve për të qenë në gatishmëri të plotë sidomos në stinën e vjeshtës.
“Ashtu siç edhe u njoftuam dhe diskutuam për një orë të tërë bazuar në të dhënat e IKSHPK-së dhe ShSKUK-së, në dy –tri javët e fundit kemi rënie graduale të të infektuarve dhe të vdekurve dhe të hospitalizuarve. Kjo ka krijuar një lehtësim të frymëmarrjes edhe në spektrin e profesionisteve shëndetësorë. Jemi takuar që të ri-mobilizohemi në fuqizimin e kapaciteteve për të qenë në gatishmëri të plotë sidomos në vjeshtën në të cilën po hyjmë”, ka thënë ai.
Sipas tij, për fillimin e vitit të ri shkollor Ministria e Shëndetësisë e ka për obligim që të siguroj vaksinat, përcjell Telegrafi.
“Edhe me vendimin e Qeverisë jemi në përgatitje të vitit të ri shkollor, biseduam për obligimin që e ka Ministria e Shëndetësisë për sigurimin e vaksinave, koordinimi më i mirë me donatorët e cila ka kaluar në nivel të Qeverisë i udhëhequr nga MSH-ja, dhe i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në sigurimin e pajisjeve mbrojtëse dhe infrastrukturës tjetër”, tha tutje ai.
Siç theksoi Zemaj është ende e nevojshme ngritja e kapaciteteve të reja spitalore me COVID-19.
“Së bashku me IKSHKP dhe SHSKUK, jemi duke shikuar modalitetet më të mira të mundshme. Interesimi ynë është që të vazhdojmë që me institucionet tona publike që edhe pas përfundimit të pandemisë spitali publik COVID-19 të shërbej për qytetarët tanë. Në takim biseduam për ngritjen e kapaciteteve shtesë, kërkova përkrahjen dhe mendimin e Komitetit. Për të rritur kapacitetet për një spital mbi 500 shtretër. Jemi në diskutim dhe është në propozim objekti i tanishëm i cili është ndërtuar fizikisht, i Klinikës Emergjente, për pacientët me COVID-19, deri në përfundimin e pandemisë. Vaksinat e gripit, ngritja e kapaciteteve të testimit dhe ngritja e kapaciteteve të reja spitalore për COVID-19. Dje kemi paraqit dhe në konferencën me donator kërkesat e reja deri në mars të vitit 2021. Një kontingjent prej 1600 profesionist shëndetësor do të kyçen për periudhë tre-katër mujore. Duhet të jemi të përgatitur për çdo fazë deri në fund të kësaj pandemie”, tha ai.
Zemaj theksoi se ditëve të fundit është bërë presion që të lirohen veprimtarit dhe aktivitet në vend, mirëpo siç u shpreh ai, Kosova dhe rajoni ende janë në një fazë delikate.
Ai theksoi se edhe për disa ditë do të jenë në vlerësim të masave të marra nga institucionet përgjegjëse.
“Lirimi apo shtrëngimi i masave. Jemi të vetëdijshëm që presioni për të liruar veprimtari të tjera ka qenë në rritje ditëve të fundit dhe ende është, sidomos nga bizneset, banjat rehabilituese, ndryshimi i orarit të qarkullimit etj. Ende jemi në një fazë delikate, jo vetëm por edhe i gjithë rajoni ku disa vende i kanë rikthyer masat për të ruajtur shëndetin publik. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm ta ulim lakoren ..Dhe për disa ditë do të jemi në vlerësim të këtyre masave bashkërisht me profesionistët shëndetësor”, shtoi ministri Zemaj.
Ai po ashtu tha se gjatë ditëve të kaluara kanë pasur koordinim të plotë ndërinstitucional me Policinë e Kosovën dhe me Asociacionin e Komunave të Kosovës.
“Kjo ka treguar rezultat. Kërkojmë intensifikim të rritjes së kapaciteteve dhe mobilizim dhe disiplinë nga inspektoratet dhe të mos hedhim poshtë asnjë punë të ndonjë institucioni si dhe të policisë dhe të kryetarëve të komunave.
Ndërsa sa i përket kujdesit shëndetësor për personat e verbër, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi tha se ka komunikuar me shoqatën për personat e verbër dhe se ata tashmë kanë filluar punën për ekzaminimin e pacientëve.
“Kam komunikuar me shoqatën dhe ata kanë filluar punën për ekzaminim e pacientëve, dhe do të vazhdojnë menjëherë. Besoj që vetëm gjatë kësaj jave ata veçse kanë filluar”, tha Krasniqi.
Ndryshe, që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, numri i rasteve pozitive deri më tash me këtë virus ka shkuar në 13 mijë e 910.
E 10 mijë e 300 persona kanë arritur që ta mposhtin virusin korona.
Por janë 551 persona të tjerë të cilët kanë vdekur si shkak i infektimit me COVID-19.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), janë tre mijë e 59 janë raste aktive.
Në raportin e IKSHK-së, për 24 orë janë shënuar 119 raste të reja, ndërsa u raportua për 3 raste të vdekjes me SARS CoV2 pozitiv. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski: Nuk do të habitem nëse kemi 61 deputetë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak