LAJMI I FUNDIT:

Departamenti amerikan i Shtetit: Marrëveshja Kosovë-Serbi, një hap drejt përparimit të Ballkanit Perëndimor

Departamenti amerikan i Shtetit: Marrëveshja Kosovë-Serbi, një hap drejt përparimit të Ballkanit Perëndimor

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar arritjen e marrëveshjes historike në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, e cila adreson një gamë të gjerë çështjesh të normalizimit ekonomik, është thënë përmes një deklarate të Departamentit të Shtetit.

Marrëveshjet u sjellin qytetarëve zhvillim dhe punë, por gjithashtu vendos një ton të ri të pajtimit, i cili do të bëjë të përparojë Ballkani Perëndimor, sipas Departamentit të Shtetit.

Shtohet se marrëveshjet e djeshme hapin mundësi të reja për bashkëpunim më të gjerë, transmeton Telegrafi.


“Shtetet e Bashkuara riafirmojnë mbështetjen e tyre për negociatat e vazhdueshme midis Kosovës dhe Serbisë në drejtim të normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, shkruan në deklaratë.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu përgëzuan kryeministrin Hoti për “arritjen monumentale të normalizimit të lidhjeve dhe njohjes reciproke midis Kosovës dhe Izraelit”, si dhe presidentin Vuçiq për hapjen e një zyre tregtare dhe zhvendosjen e ambasadës së Serbisë për në Jeruzalem.

Netanyahu pas njohjes së Kosovës nga Izraeli: Vendi i parë me shumicë myslimane që do të hap ambasadë në Jeruzalem
Lexo po ashtu Netanyahu pas njohjes së Kosovës nga Izraeli: Vendi i parë me shumicë myslimane që do të hap ambasadë në Jeruzalem

“Këto hapa të guximshëm do të përmirësojnë paqen midis partnerëve tanë në Evropë dhe Lindjen e Mesme”, shkruan më tutje.

Siguria, stabiliteti dhe prosperiteti në të gjithë Ballkanin Perëndimor mbeten qëllimet kryesore të Shteteve të Bashkuara. Me mbështetjen e presidentit Donald Trump, kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiq kanë bërë hapa të mëdhenj drejt këtij vizioni të përbashkët, përfundon Departamenti i Shtetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin

FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Kalo në kategori