LAJMI I FUNDIT:

Netanyahu pas njohjes së Kosovës nga Izraeli: Vendi i parë me shumicë myslimane që do të hap ambasadë në Jeruzalem

Netanyahu pas njohjes së Kosovës nga Izraeli: Vendi i parë me shumicë myslimane që do të hap ambasadë në Jeruzalem

Izraeli është shteti më i fundit që ka njohur realitetin e ri në Ballkan – pavarësinë e Kosovës.

Kjo ka ardhur pas normalizimit të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, ku zyrtarët e të dyja shteteve kanë nënshkruar një marrëveshje në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë, ku ishte prezent edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, transmeton Telegrafi.

Menjëherë pas kësaj, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pas një bisedë video-konferencë me kryeministrin izraelit.

Netanyahu tha pas bisedës se Kosova do të jetë, “Vendi i parë me një shumicë myslimane që do të hap ambasadë në Jeruzalem. Siç kam thënë në ditët e fundit, rrethi i paqes dhe njohjes së Izraelit po zgjerohet dhe kombet e tjera pritet të bashkohen me të”, shkruan haaretz.

Para takimit me udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës, të cilët diskutuan për normalizimin e marrëdhënieve në Uashington, Trump njoftoi se Serbia ishte zotuar të zhvendoste ambasadën në Jeruzalem dhe se Kosova dhe Izraeli kishin rënë dakord të krijonin marrëdhënie diplomatike, transmeton Telegrafi.

Këto janë pikat e marrëveshjes të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë
Lexo po ashtu Këto janë pikat e marrëveshjes të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan tha të premten se Kosova, një vend me një “shumicë myslimane”, ka rënë dakord të vendosë “lidhje diplomatike” me shtetin hebre, shtoi presidenti i SHBA-ve.

“Bravo! Ju do të ndiqeni nga vendet e tjera myslimane dhe arabe”, shkroi ai në Twitter, duke theksuar se është “një ditë tjetër e madhe për paqen në Lindjen e Mesme”.

Moment interesant kur Trump moderon bisedën Netanyahu – Hoti për njohjen e Kosovës nga Izraeli
Lexo po ashtu Moment interesant kur Trump moderon bisedën Netanyahu – Hoti për njohjen e Kosovës nga Izraeli

Delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës u takuan në Uashington të enjten dhe të premten për të vazhduar dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve.

Bisedimet dy-ditore në Shtëpinë e Bardhë janë pritur nga Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan për negociatat Kosovë-Serbi dhe Robert O’Brien, këshilltar i sigurimit kombëtar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori