Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të së cilës, bashkë me amerikanët, parashihet hartimi i një studimi të fizibilitetit me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.
Liqeni i Ujmanit është më i madhi në Kosovë, i cili shtrihet në veri-perëndim të vendit, konkretisht në Komunën e Zubin Potokut, komunë kjo e banuar me shumicë serbe.
Ky liqen ka sipërfaqe prej 11.9 kilometra katrorë (nga të cilat 9.2 kilometra katrorë në territorin e Kosovës dhe 2.7 kilometra në territorin e Serbisë) dhe 370 milionë kub ujë.
Penda e Ujmanit është ndërtuar midis viteve 1970-1984. Hidrocentrali prodhon 35 megavat për orë energji elektrike, kurse kanali Ibër-Lepenc është 49 kilometra i gjatë dhe është ndërtuar me fonde të buxhetit të Kosovës.
Kanali Ibër – Lepenci kalon nëpër territorin e pesë komunave – Zubin Potok, Mitrovicë, Vushtrri, Obiliq, Prishtinë, duke kaluar nëpër 33 vendbanime rurale dhe dy qytete.
Ky liqen menaxhohet nga ndërmarrja hidroekonomike “ Ibër-Lepenc” me seli në Prishtinë, në pronësi të Qeverisë së Kosovës.
Kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Berat Lushtaku, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se Liqeni i Ujmanit është në pronësi të Ibër-Lepencit edhe në pjesën e Kosovës dhe pjesën e Republikës, dhe për këtë thotë ai, ekzistojnë dokumentet e nevojshme.
“Ne do të marrim të gjitha vendimet me Bordin e drejtorëve dhe do të dalim me një konkluzion konkret sa i përket kësaj çështjeje. Aksionar 100 për qind është Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ata i kanë të drejtat mbi ne”, tha Lushtaku.
Ky liqe artificial furnizon me ujë të pijshëm ujësjellësin e Mitrovicës dhe atë Prishtinës. Kurse, me ujë të papërpunuar, thotë Lushtaku, furnizon Korporatën Energjetike të Kosovës dhe kompaninë NewCo Ferronikeli, që gjendet në Drenas, si dhe për ujitje në disa rajone të Kosovës.
Ndryshe, pjesëmarrësit në ekipin e ndërtimit të këtij liqeni, e quajnë absurde marrëveshjen, ku thuhet për “përdorim të përbashkët të Liqenit”.
Halim Gjergjizi, i cili ka qenë pjesë e projektit në vitet e 70-ta, thotë se ky projekt në atë kohë është ndërtuar me kredi nga Banka Botërore, për të cilën ka garantuar shteti i ish-Jugosllavisë, kurse obligimet dhe marrëveshjet i kanë nënshkruar njësitë federale, në këtë rast Kosova.
Ai thotë se liqeni është ndërtuar për nevojat e qytetarëve të Kosovës.
“Është absurde që paraqitet edhe një palë tjetër, çfarë është Serbia. Me gjithë dokumentet, gjithë historinë e ndërtimit të atij kapaciteti, Serbia nuk ka kurrfarë të drejte të shfrytëzimit ose të menaxhimit të atij sistemi. Ndoshta, do të ketë sqarime më vonë lidhur me këtë marrëveshje, por tash për tash është absurde. Uji nuk mund të shkojë në Serbi për shfrytëzim. Serbia nuk mund të shfrytëzojë ujin në mënyrë të përbashkët, ai është i dedikuar për nevoja të Kosovës”, tha Gjergjizi.
Sa i përket Liqenit të Ujmanit, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media nga Uashingtoni tha se janë dakorduar që të bëhet një studim i fizibilitetit nga Departamenti i Energjisë të SHBA-së për këtë liqe.
“Pra, Departamenti për Energji i SHBA-së, të bëjë një studim të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit për mënyrën se si do të përdoret uji i këtij liqeni në të ardhmen, si burim ujitje dhe si burim energjie. Vetëm kaq, kjo është e vërteta sa i përket kësaj çështje”, ka thënë Hoti.
Në anën tjetër, në Zubin Potok ka një ndërmarrje në pronësi të Serbisë e cila quhet “Ibar” dhe është themeluar në vitin 2002 dhe që Kosovën e konsideron të paligjshme.
Viteve të fundit, zyrtarë nga Beogradi insistonin të përvetësojnë këtë liqe, çka është kundërshtuar fuqishëm nga autoritetet zyrtare në Kosovë.
Madje, më 8 shtator 2018, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte vizituar Liqenin e Ujmanit,(Gazivodës) ku kishte thënë se “Ujmani është një liqe shumë me rëndësi si për serbët ashtu edhe për shqiptarët“.
Andaj, sipas tij, është me rëndësi që të gjendet zgjidhje e pranueshme për të dy palët.
Liqeni i Ujmanit, nga Serbia dhe presidenti Vuçiq ishte cilësuar si burim dhe pasuri ekonomike serbe, gjë që kundërshtohet ashpër nga autoritetet në Prishtinë. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova