LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Kosova bëri disa koncesione në Shtëpinë e Bardhë për shkak të partneritetit me SHBA

Selimi: Kosova bëri disa koncesione në Shtëpinë e Bardhë për shkak të partneritetit me SHBA

Ministri i Drejtësisë që vjen nga radhët e AAK-së, Selim Selimi në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova ka bërë disa koncesione por që këto janë bërë për shkak të miqësisë me SHBA-të.

“Kemi bërë koncesione pasi aty kemi pasur negociata. Këto koncesione i kemi bërë për shkak se jemi partnerë më SHBA-të dhe ne i përfaqësojmë të njëjtat vlera me ta. Ky partneritet duhet të shprehet edhe kur është vështirë, jo vetëm kur është lehtë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Koncesioni i parë ka të bëjë me atë moratoriumin një vjeçar për të mos aplikuar në organizatat ndërkombëtare dhe njëkohësisht Serbisë i bëhet thirrje që të ndaloj fushatën e lobimit për tërheqjen e njohjeve të Kosovës. Këtë koncesion e kemi bërë edhe për shkak të një barasvlere më të madhe që ishte njohja nga Izraeli”, shtoi tutje Ministri i Drejtësisë.


“Koncesioni tjetër ishte Mini-Schengeni. Ne kemi pranuar që të jemi si shtet i barabartë në këtë zonë ekonomike dhe na është premtuar se do të futemi në programin që qytetarët e Kosovës udhëtojmë pa viza në SHBA”, tha ndër të tjera ministri Selim Selimi nga SHBA.

Selimi megjithatë thotë se për çdo lëshim që ka bërë pala e Kosovës ka përfituar diçka shumë më të madhe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Lajme
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Lajme
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Kronika e Zezë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori